BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E hënë , 15 mars 2004 - 06:10 CET
 
Socialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
 
Një javë më parë askush nuk do ta kishte parashikuar - një fitore për socialistët dhe një disfatë për Partinë Popullore.

Aznari fajësohet për reagimin pas sulmeve me bomba
Votë proteste ndaj Aznarit
Sulmet me bomba në Madrid bënë më shumë sesa tronditën vendin deri thellë në zemrën e tij, ato provuan se ishin faktori vendimtar në zgjedhjet e përgjithshme.

U duk sikur votuesit u kthyen kundër Partisë qeverisëse Popullore për shkak të mënyrës se si reagoi pas sulmeve me bomba javën e shkuar ku gjetën vdekjen 200 persona.

Qeveria kishte këmbëngulur se në sulme ishte përfshirë grupi separatist ETA edhe pse gjithnjë e më shumë prova e drejtonin gishtin drejt Al-Kaidas.

Përparsitë

  Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë 
  • Partia Socialiste 43%
• Partia Popullore 38%
• Partia Rajonale Katalane 3%
• Republikanët e Majtë të Katalonias 2,5%
• E Majta e Bashkuar 5%
Pjesëmarrja 77%
 
 

Udhëheqësi i partisë Socialiste, Jose Luis Rodriguez Zapatero, tha se përparësia e tij e parë do të ishte goditja e terrorizmit në të gjitha format e tij.

Por ka mundësi që ai ta bëjë këtë në një mënyrë krej ndryshe krahasuar me qeverinë që po largohet.

Ai ka qenë një kundërshtar i fortë i mbështetjes nga Spanja për luftën e udhëhequr nga amerikanët në Irak dhe me të ardhur në pushtet ai mund të kërkojë të tërheqë trupat spanjolle që shërbejnë tani në Irak.

Kthimi çastet e fundit i mbështetjes në favor të Socialistëve ngre edhe një mendim tjetër shqetësues.

Nëse Al-kaida ishte përgjegjëse për sulmet e së enjtes, duket se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në ndryshimin e qeverisë në një demokraci udhëheqëse perëndimore.
Gjithashtu:
14 mars 2004
 Vazhdon votimi në Spanjë
14 mars 2004
 Al-Kaeda përgjegjëse për sulmet në Spanjë
13 mars 2004
 Miliona në demonstratën kundër terrorit
13 mars 2004
 Spanja varros viktimat
12 mars 2004
 Incidentet, punë e grupeve kriminale
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK