 | |  | | | | Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 15:08 CET | | | | Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor | | | Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 23 tetor të këtij viti. Sistemi i zgjedhjeve do të jetë proporcional dhe me lista të mbyllura. Kështu ka vendosur shefi i Misionit Civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri.  Holkeri ka vendosur për zgjedhje me lista të mbyllura |
Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri ka marrë një vendim të tillë pa përfillur kërkesat e shumta të përfaqësuesve të shoqërisë civile, që në votimet e vjeshtës të shkohet me lista të mbyllura.
Një vendimi të tillë i kanë paraprirë rekomandimet e Grupit Punues për Zgjedhjet që ka vepruar në kuadër të OSBE-së, që në këto zgjedhje të shkohej me lista të mbyllura.
Rekomandimet ishin bërë pa një konsensus të anëtarëve të këtij grupi. Ndër rekomandimet tjera të këtij Grupi kanë qenë që Kosova të ketë një njësi zgjedhore dhe 20 vende në parlamentin e Kosovës të jenë të rezervuara për pakicën serbe.
Holkeri ndërkaq nuk ka përfillur rekomandimet e rreth 200 organizatave joqeveritare, të mbledhura në koalicionin e ashtuquajtur “Reforma 2004”, që votimet të bëhen me lista të hapura dhe që Kosova të ketë shtatë zona zgjedhore.
Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë. Mandati i deputetëve të zgjedhur, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, do të jetë katërvjecar. Parlamenti i Kosovës do të ketë 120 vende, prej të cilave 20 do të jenë të rezervuara për pakicën serbe.
Ndërkaq për 100 vende të tjera do të konkurojnë dhjetëra parti politike prej të cilave, tri do të jenë konkurente të drejtpërdrejta.
|  |
|  | |