 | |  | | | | Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 14:44 CET | | | | Situatë e tensionuar në Gjeorgji | | | Forcat e armatosura të Gjeorgjisë janë në gjendje gatishmërie të lartë pasi presidenti i vendit, Mikhail Saakashvili nuk u lejua të hynte në Axhari në bregdetin e Detit të Zi. Zoti Saakashvili nuk u lejua të hynte në Axhari |
Zoti Saakashvili dhe disa nga ministrat e tij u lagruan nga policia sapo ishin duke hyrë në rajonin gjysëm autonom. Ndaj kortezhit të presidentit u qëllua me të shtëna paralajmëruese duke bërë që ata të tërhiqeshin në qytetin pranë të Potit.
Incidenti ishte kulmi i një jave që ka parë luftë fjalësh midis presidentit të vendit dhe udhëheqësit axharian, Asllan Abashidze. Të shtunën zoti Saakashvili paralajmëroi udhëheqësin e Axharisë të respektojë ligjin gjeorgjian ose përndryshe do të përballet me pasoja.
Zoti Abashidze është kundër qeverisë së Saakashvilit pasi ai erdhi në pushtet duke rrëzuar nga posti ish presedentit, Eduard Shevernaxe, vitin e kaluar. Zoti Abashidze pretendon se ushtria e Gjeorgjisë po përgatitet për të pushtuar Axharinë dhe për ta larguar atë nga posti.
Ai ia ka bërë thirrje për ndihmë Rusisë fqinje. Ndërkohë zoti Saakashvili po zhvillon bisedime emergjente me zyrtarë të lartë të sigurisë mbi përkeqësimin e situatës.
|  |
|  | |