BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 08:25 CET
 
Kurdët protestojnë për viktimat në Siri
 
Policia në Belgjikë ka bërë një numër arrestimesh pas një demonstrate të dhunshme të kurdëve para amabasadës së Sirisë, në Bruksel.
Hartë e Sirisë në gjuhën angleze


Protestuesit qëlluan me gurë mbi ndërtesën e ambasadës pas njoftimeve se të paktën 14 kurdë ishin vrarë në veri të Sirisë në protestat që erdhën pas një ndeshjeje futbolli të zhvilluar të premten.

Njoftime për të tjera viktima pati edhe të shtunën kur përleshjet vazhduan për të dytën ditë radhazi.

Në Siri autoritetet kanë vendosur shtetërrethimin në qytetet kurde Qameshli, Hassakeh dhe Amuda si masë për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës.

Dhuna nisi të premten kur nëntë persona u vranë dhe më shumë se të tjerë u plagosën gjatë një ndeshjeje futbolli e vlefshme për kategorinë e parë të zhvilluar në Qameshli.

Sirianët arabë dhe sirianët kurd u zunë me fjalë, zënkë që çoi në dhunë ku u përfshinë edhe skuadrat al-Fatwa dhe al-Jihad.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK