 | |  | | | | Botuar: E shtunë, 13 mars 2004 - 14:39 CET | | | | Kreu i Komitetit Olimpik në Athinë | 
Të gjithë të intere4suar për mbarëvatjen e Lojërave Olimpike Ndërkombëtare |  | Robert Goro Korrespondent i BBC-së në Athinë |  |  |
| Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtare, Jacques Rogge, e ka cilësuar si tepër pozitiv e produktiv takimin që zhvilloi të shtunën paradite me kryeministrin e Greqisë, Kostas karamanlis.
Zoti Rogge që erdhi në Athinë enkas për këtë takim, u tha më pas gazetarëve se Komiteti Olimpiak Ndërkombëtar ka mirëpritur vendimin e zotit Karamanlis që të udhëheqë personalisht përgatitjet për Lojërat Olimpike që fillojnë këtu në mesin e muajit gusht.
Sipas tij marrja përsipër nga ana e zotit Karamanlis e drejtimit të Ministrisë së Kulturës, dëshmon për rëndësinë që i jepet organizimit të Lojërave dhe zhvillimit me sukses të tyre.
Ndërkaq, kryetarja e Komitetit Organizator, zonja Jana Angelopulou, gjithashtu pjesëmarrëse në takim, la të kuptohet se tema qendrore e bisedës kishte të bënte me sigurinë e Lojërave Olimpike, që tashmë shihen në një fokus të ri, pas sulmit terrorist të së enjtes në Madrid.
"Siguria e Lojërave përbën prioritetin tonë kryesor," tha zonja Angelopulou, duke shtuar se autoritet i kanë parashikuar rreziqet eventuale dhe po përgatiten për përballimin e tyre, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por edhe me partnerët e huaj.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka mirëpritur edhe vendimin e Athinës që të kërkojë ndihmën e NATO-s për garantimin e sigurisë së Olimpiadës.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, ky kontribut kërkohet në patrullimet ajrore, në mbikqyrjen e hapësirës detare si dhe në përballimin e sulmeve të mundshme kimike, biologjike dhe radioaktive.
Ndërkaq, në takimin e kreut të KON-it me kryeministrin grek është diskutuar gjatë edhe për vonesat e vërejtura në përgatitjet për Lojërat, teksa tashmë kanë mbetur më pak se 200 ditë nga fillimi i Olimpiadës.
Pas takimit, zëdhënësi i qeverisë greke pranoi se koha që kanë organizatorët në dispozicion është shumë e kufizuar, por shtoi se do të bëhet ç'është e mundujr me qëllim që të kapen afatet.
Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të vijë përsëri në Athinë, pas dy javësh, me rastin e ceremonisë së ndezjes së Flakës Olimpiake.
Atëherë, siç u ra dakord ndërmjet të dy palëve, do të merren dhe vendimet përfundimtare.
|  |
|  | |