 | |  | | | | Botuar: E martë, 25 shkurt 2003 - 09:33 GMT | | | | NDIHMË |  | | | Si ta përdorim Shërbimin Botëror të BBC-së në Internet
- Të dhëna teknike paraprake - Si të orientohemi - Si ta gjejmë programin në audio
Predispozitat teknike
Brauzerët Shumica e brauzerave mund të përdoret për të hyrë në sajtin e Shërbimit Botëror të BBC-së. Për një cilësi shikimi më të mirë do të rekomandonim ose Netscape Navigator 4.5 ose Microsoft Explorer 5.0, me kusht që brauzeri juaj të jetë me Javascript të aktivizuar.
Ekrani Faqet në internet të Shërbimit Botëror të BBC-së mund të shihen në një ekran me madhësi 600 x 480 pixel ose dhe më të madh.
Audio plug-in dhe programme të tjera Këshillohet që të instaloni një RealPlayer. Audioja e Shërbimit Botëror të BBC-së është kryesisht e koduar për Real Audio Version 4, aksesi i së cilës mund të sigurohet duke përdorur ose Windows Media Player ose Real Player Version 4 dhe ç’vjen pas tij.
Një flash plug-in do t’i pasuronte disa seksione të sajtit. Kjo mund të bëhet download falas nga Macromedia.com.
Si të orientohemi
Ja disa këshilla orientuese për të gjetur atë që kërkoni:
i) Lista e navigimit Kjo gjendet në anën e majtë të çdo faqeje të sajtit dhe ju lejon të hidheni nga njëri zë kryesor te tjetri, si p.sh. Shkenca, Teknologjia, Programet dhe Faqja Kryesore.
ii) Rruga psh. Faqja kryesore (Front Page) > Programet (Programmes) Një brez i dukshëm shfaqet në krye të secilës faqe. Mund të zhvendoseni në çdo pikë përgjatë tij dhe të lidheni me faqen më sipër në renditje. Kjo ju duhet në rastin kur faqja në të cilën ndodheni nuk është ajo që doni dhe ju kërkoni diçka të ngjashme, ose kur ju doni thjesht të dini se ku ndodheni në strukturën e sajtit.
iii) Harta e sajtit (Site Map) Mund të mbërrini këtu përmes lidhjes "Site Map” te lista e navigimit në anën e majtë. Këtu shfaqet e gjithë përmbajtja e sajtit.
iv) Kërkimi (Search) Ndodhet në cepin e djathtë lart të çdo faqeje të sajtit dhe ju mund të shtypni aty çdo fjale kyçe që dëshironi. Faqja që del paraqet një listë të të gjitha faqeve të sajtit të Shërbimit Botëror të BBC-së që i përmbajnë ato fjalë.
Si të gjejmë programin në audio
Sajti tani i ofron në audio thuajse të gjitha programet e Shërbimit Botëror të BBC-së. Për të gjetur një program shikoni te faqja e programeve apo te harta e sajtit. Në të dy këto faqe do të gjeni një listë me titujt e programeve.
1) Kliko mbi titullin e programit dhe godit go. Do t’ju shfaqet atëherë një faqe nga programi që zgjodhët.
2)Faqet e programit përmbajnë një përmbledhje të përmbajtjes së programit si dhe një simbol të altoparlantit me fjalët "Dëgjoni programin".
3) Kliko mbi këtë lidhje për të dëgjuar programin përmes audio player-it tuaj.
|  |
|  | |