 | |  | | | | Botuar: E martë, 25 shkurt 2003 - 09:33 GMT | | | | Politika e të dhënave vetjake e shërbimit botëror të BBC-së |  | | | Deklarata e mëposhtme shpjegon politikën tonë në lidhje me të dhënat vetjake që mbledhim prej jush.
Qëllimi Të dhëna mbi vizitorët Çfarë është cookie? Paraqitja e të dhënave vetjake E drejta për të parë të dhënat tuaja vetjake Marketingu i drejtpërdrejtë dhe sondazhet e përdoruesve Përdoruesit nën moshën 18 vjeç Si t’i gjeni dhe t’i kontrolloni cookie-t? Si të mësoni se cilat faqe të Internetit përdorin cookie Si ta shikoni kodin tuaj të cookie-t?
1. Qëllimi
Herë pas herë do t’ju kërkohet që të paraqitni të dhëna vetjake (si për shembull, emrin dhe adresën e e-mail-it), me qëllim që të merrni ose të përdorni shërbimet që ofrojnë faqet e Internetit të Shërbimit Botëror të BBC-së. Në këto shërbime përfshihen lajme dhe konkurse.
Duke plotësuar të dhënat tuaja aty ku ju kërkohet, i jepni mundësi Shërbimit Botëror të BBC-së që t’ju ofrojë shërbimet që zgjidhni. Sa herë që do t’i jepni këto të dhëna, ne do t’i trajtojmë ato në përputhje me politikën tonë. Shërbimet që ne kryejmë kanë për qëllim t’ju japin informacionin për të cilin interesoheni. BBC-ja do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të synojë të zbatojë atë praktikë që sot për sot është më e mira në Internet.
2. Të dhëna mbi vizitorët
Kur ju vizitoni faqet tona, këto, së bashku me atë që quhet cookie, bëhen download në kompjuterin tuaj (për më shumë informacion shih pikën 3). Kjo ndodh me pjesën më të madhe të faqeve të Internetit, thuajse me të gjitha, për shkak se cookie-t i lejojnë botuesit të faqeve të bëjë gjëra të dobishme, si për shembull, të gjejë nëse ju e keni vizituar apo jo faqen edhe më parë. Kjo bëhet pasi ju e vizitoni faqen përsëdyti, ku kontrollohet për të parë dhe gjetur cookie-n nga vizita juaj e fundit. Çdo informacion i dhënë nga cookie-t mund të na ndihmojë që t’ju ofrojmë një shërbim më të mirë si dhe të analizojmë veçoritë e vizitorëve. Një shembull. Nëse gjatë një vizite të mëparshme ju keni shkuar në faqet e shkencës, ne mund ta mësojmë këtë nga cookie juaj, për rrjedhojë në vizitën tuaj të dytë mund të theksojmë informacionet për shkencën.
RedSheriff, një shoqëri e pavarur që bën matje dhe kërkime, mbledh për ne të dhëna jovetjake të vizitorëve në faqet tona të Internetit. Më shumë informacion mbi deklaratën e shoqërisë RedSheriff për ruajtjen e privatësisë mund të gjeni në adresën http://www.redsheriff.com/6.0.0.htm
3. Çfarë është cookie Kur hyni në faqe Interneti, kompjuteri juaj automatikisht merr një cookie. Cookie-t janë skedarë teksti, me anë të të cilëve ofruesi i shërbimit (serveri) identifikon kompjuterin tuaj. Cookie-t nuk identifikojnë përdoruesin e kompjuterit, por vetëm kompjuterin. Shumë faqe përdorin cookie-t sa herë që ju i vizitoni ato, me qëllim që të gjendet numri i vizitorëve të faqeve.
Vetë cookie-t regjistrojnë të dhëna vetëm për ato zona të faqeve të Internetit që vizitohen nga kompjuteri përkatës si dhe për kohën e vizitës. Përdoruesit mund t’i programojnë kompjuterët: t’i pranojnë të gjithë cookie-t, t’i njoftojnë ata kur faqja që vizitojnë ofron cookie, apo kurrë të mos i pranojnë cookie-t. Kjo e fundit nënkupton që disa shërbime të personalizuara nuk mund t’i ofrohen çdo përdoruesi.
4. Paraqitja e të dhënave vetjake
Kur ju i jepni Shërbimit Botëror të BBC-së të dhëna vetjake (për shembull, për konkurse apo programe me kërkesa), ne kemi detyrime ligjore për mënyrën e përdorimit të tyre. Ne duhet t’i mbledhim të dhënat siç duhet (shih shënimet në faqe të caktuara të Internetit që ju njohin me arsyet pse i kërkojmë këto); duhet t’ju themi se si do t’i përdorim ato; si dhe t’ju vemë në dijeni nëse vendosim t’ia kalojmë ato dikujt tjetër. Të dhënat tuaja vetjake do t’i mbajmë në sistemet tona për aq kohë sa na duhet të sigurohemi që shërbimi ynë po shkon mirë. Ne ju sigurojmë që të gjitha të dhënat vetjake që marrim prej jush, ruhen të sigurta, në përputhje me Ligjin e Ruajtjes së të Dhënave të vitit 1998.
5. E drejta për t’i parë të dhënat tuaja vetjake
Ju keni të drejtën të kërkoni një kopje të të dhënave vetjake që BBC-ja ka për ju si dhe të ndreqni të dhënat e pasakta (një kërkesë e tillë kushton 10 stërlina). Ju lutemi që kërkesat tuaja t’i dërgoni tek Zyrtari për Ruajtjen e të Dhënave (e-mail: dpa.officer@bbc.co.uk)
6. Marketingu i drejtëpërdrejtë dhe sondazhet e përdoruesve
Me zgjerimin e shërbimeve që kryen Shërbimi Botëror i BBC-së, do të ketë më shumë mundësi për avansimin e shërbimeve tona. Mund t’ju japim kështu mundësinë të merrni pjesë në sondazhe që kryen BBC-ja ose shoqëri të tjera që punojnë për llogari të saj. Sondazhet na ndihmojnë t’i studiojmë llojet e shërbimeve që ne vetë ofrojmë. BBC-ja do t’i regjistrojë të dhënat tuaja. Ju lutemi që të mbani parasysh që çdo e dhënë që ju i jepni BBC-së, do të përdoret vetëm nga ajo. E dhëna nuk do t’i jepet në asnjë rast pa lejen tuaj një pale të tretë, përveçse kur jemi të detyruar me ligj ta bëjmë këtë.
7. Përdoruesit nën moshëm 18 vjeç Nëse jeni nën 18 vjeç, ju lutemi që të merrni lejen e prindit/personit që kujdeset për ju sa herë që jepni të dhëna vetjake në faqet e Internetit të Shërbimit Botëror të BBC-së. Përdoruesit që nuk e marrin këtë pëlqim, nuk lejohen që të na japin të dhëna vetjake.
8. Si t’i gjeni dhe t’i kontrolloni cookie-t Nëse përdorni Netscape 6.0, veproni si më poshtë: Në Task Bar kliko sipas radhës: 1. Edit 2. Preferences 3. Advanced 4. Cookies
Nëse përdorni Internet Explorer 5.0 ose 5.5, klikoni sipas kësaj radhe: 1. Tools 2. Internet Options 3. Security tab 4. Custom Level 5. Shkoni poshtë në opsionin e gjashtë dhe shikoni se si përdoren cookies nga IE5 dhe klikoni, sipas rastit, Accept, Disable ose Prompt
Nëse përdorni Internet Explorer 4.0, ndiqni këtë radhë veprimesh: 1. View, 2. Internet Options 3. Advanced tab 4. Shkoni poshtë në ikonën me pikëçuditëse të verdhë nën Security dhe zgjidhni një nga tri opsionet që rregullojnë përdorimin tuaj të cookie-t.
Në Internet Explorer 3.0: Ju mund të përshkoni: View, Options, Advanced, pastaj të klikoni butonin që thotë “Warn before Accepting Cookies”
Nëse përdorni Netscape Communicator 4.0: Në Task Bar klikoni: 1. Edit 2. Preferences 3. Advanced 4. Përcaktoni opsionet në kutizën Cookies.
9. Si të mësoni se cilat faqe të Internetit përdorin cookies Nëse përdorni Netscape 6.0: Në Task Bar klikoni: 1. Edit 2. Preferences 3. Advanced 4. Cookies 5. View Cookies
Nëse përdorni Internet Explorer 5.0: 1. Tools 2.Internet Options 3. General tab 4. Settings 5. View Files
Nëse përdorni Internet Explorer 4.0: Klikoni në Task Bar: 1. View 2. Internet Options 3. General tab 4. Settings 5. View Files
Nëse përdorni Internet Explorer 3.0: Klikoni në Task Bar: 1. View 2. Options 3. Advanced 4. View Files.
Netscape Communicator 4.0: Netscape-i i grumbullon të gjithë cookie-t në një skedar në hard drive-in e kompjuterit tuaj. Gjeni skedarin që titullohet Cookies.txt në Windows.
10. Si ta shihni kodin tuaj të cookie-t Klikoni te një cookie për ta hapur. Do të shihni një sekuencë të shkurtër shkronjash dhe numrash. Numrat janë letërnjoftimi juaj, i cili mund të shihet vetëm nga serveri që ju ka dhënë cookie-n.
|  |
|  | |