 | |  | | | | Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 08:06 CET | | | | Pas sukses operacioni kundër Karaxhiçit | | | Policia serbo-boshnjake njoftoi se kishte përfunduar pa sukses një operacion të gjerë për kapjen e ish udhëheqësit serbo-boshnjak që akuzohet për krime lufte, Radovan Karaxhiç. Radovan Karaxhiç vazhdon t'i shpëtojë ndjekësve të tij |
"Nuk e kemi arrestuar Karaxhiçin. Operacioni ka përfunduar," i tha AFP-së, zëdhënësi i policisë, Dragomir Periç.
Trupat e Nato-s në Bosnjë, thanë se SFOR-i kishte një rol të vogël gjatë këtij operacioni.
Zoti Karaxhiç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, prej të cilës akuzohet për gjenocid gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990.
SFOR-i ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për gjetjen e zotit Karaxhiç dhe mbështetësve të tij, përpara se misioni i tij paqeruajtës të zëvendësohet në fund të këtij viti prej trupave të BE-së.
Në më pak se dy vjet SFOR, ka kryer katër operacione për kapjen e ish udhëheqësit serbo-boshnjak. |  |
|  | |