 | |  | | | | Botuar: E mërkurë, 10 dhjetor 2003 - 07:18 CET | | | | Dënim prej 15-20 vjet burg për Obrenoviç | | | Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë dënon të mërkurën një ish oficer serb për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë ku më shumë se 7 mijë myslimanë humbën jetën.  Haga po dënon përgjegjësit e Srebrenicës |
Dragan Obrenoviç pranoi fajësinë për akuzën për persekutim në lidhje me vrasjet.
Hetuesit kanë rekomanduar një burgim prej 15-20 vjetësh për Dragan Obrenoviç-in.
Në përgjigje të kësaj hetuesit i hoqën atij akuzat për genocid, zhdukje dhe vrasje.
Dragan Obranoviç ishte shefi i shtabit të brigadës së serbëve të Bosnjës që vepronte në Srebrenicë në kohën e masakrës.
Ai është oficeri i dytë serb që pranon fajësinë për krime në Srebrenicë.
I pari, Momir Nikoliç u dënua me 27 vjet burg javën e kaluar.
Dëshmitë e të dy oficerëve janë përdorur në procese të tjera gjyqësore përfshirë dhe atë të Radislav Krstiç-it, ish gjenerali i cili po apelon një dënim me burgim prej 46 vjetësh lidhur me masakrën e Srebrenicës.
|  |
|  | |