BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E hënë , 15 mars 2004 - 08:28 CET
 
Planet i ri në sistemin tonë diellor
 
Në kufijtë e sistemit tonë diellor është gjetur një planet tjetër në orbitë rreth Diellit, i pari që gjendet këto 74 vitet e fundit.

Teleskopi hapësinor Spitzer
Planeti i ri u zbulua nga teleskopi hapësinor Spitzer
Planeti i ri, i quajtur Sedna, sipas perëndeshës eskimeze të oqeanit, ndodhet përtej orbitës së planetit më të largët të njohur deri tani, Plutonit.

Ai është gjetur nga një teleskop që vepron në hapësirë dhe është objekti më i madh në orbitë rreth Diellit që gjendet që nga koha kur u zbulua Plutoni në vitin 1930.

Disa astronomë besojnë se Sedna mund të jetë në fakt më i madh se Plutoni.

Kohët e fundit në limitet e sitemit tonë diellor janë gjetur shumë botë të përbëra nga shkëmbinj dhe akuj si Sedna, por më të vogla, por madhësia e Sednas e bën atë diçka të veçantë.

Duke pasur një diametër prej rreth 1700 kilometrash, shumica do ta pranojnë se ai është planeti i dhjetë dhe pika më e largët nga Dielli duke sjellë kështu ndryshimin e kufirit të sistemit tonë diellor.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK