BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E hënë , 15 mars 2004 - 06:17 CET
 
Putin konfirmon fitoren në zgjedhje
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se do të mbrojë parimet demokratike dhe do të forcojë lirinë e shtypit gjatë mandatit të tij të dytë.

Vladimir Putin gjatë votimit
Putini konfirmon fitoren në zgjedhje
Zoti Putin këto komente i bëri pas fitores së pritur në zgjedhjet presidenciale.

Me gjysmën e rezultateve të njohura, ai ka fituar rreth shtatëdhjetë përqind të votave, dhe kundërshtari i tij më i afërt, kandidati komunist Nikolay Kharitov, e pranoi atë.

Këto nuk ishin thjeshtë zgjedhjet më të parashikueshme të mbajtura ndonjëherë në një shtet jototalitar, por duhet të jenë ndër të paktat kur kandidati fitues ishte aq sigurt saqë ka shpallur paraprakisht se si do të duket qeveria e tij pas zgjedhjeve.

Zoti Putin e emëroi kryeministrin e tij të ri dy javë më parë dhe kabinetin javën e shkuar. Ata pritet të mbajnë takimin e tyre të parë të rregullt ditën e hënë.

Përkundër disa kandidatëve kundërshtarë të zotit Putin, të vetmet pyetje që kërkojnë përgjigje për zgjedhjet e së dielës janë cila ishte pjesëmarrja dhe shumica për zotin Putin.

Ai mund të jetë i kënaqur me të dyjat. Rreth 62 përqind e elektoratit rus doli në zgjedhje dhe mbi 70 përqind e tyre votuan për zotin Putin.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK