BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E mërkurë, 11 shkurt 2004 - 14:40 CET
 
'Karaxhiqi është në Beograd'
 
Kryeprokurorja e gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës, Carla del Ponte, u ka thënë gazetarëve se ajo beson që ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, tani jeton në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Carla del Ponte
Del Ponte: 'Autoritetet serbo-malazeze nuk po bashkëpunojnë'


Duke folur në Bruksel, zonja del Ponte tha se këtë informacion e kishte marrë javën e kaluar nga një burim i besueshëm.

Ajo tha se autoritetet në Serbi dhe Mal të Zi nuk po bashkëpunonin me përpjekjet e saj për të nxjerrë zotin Karaxhiq para drejtësisë.

Kundër zotit Karaxhiq është ngritur padia për krime lufte të kryera gjatë luftës civile në Bosnjë në fillim të viteve nëntëdhjetë, por ai i ka ikur arrestimit me vite të tëra.

Përgjithësisht besohej se ai ndodhej i fshehur në zonën përgjatë kufirit midis Bosnjës dhe Malit të Zi përkundër disa përpjekjeve të paqëruajtësve ndërkombëtarë për t'i rënë në gjurmë.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK