BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 16:03 CET
 
Incidentet, punë e grupeve kriminale
 
Policia ndërkombëtare ka fajësuar për sulmet ndaj udhëheqësve politikë shqiptarë grupe kriminale, që sipas saj veprojnë brenda Kosovës.

Prishtina
Policia ndërkombëtare fajëson grupet kriminale për incidentet
Zëdhënësja e policisë ndërkombëtare në Kosovë, Angela Joseph, thotë se në listën e mëhershme të udhëheqësve politikë që janë kërcënuar me vrasje nuk gjendet emri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova,

Zonja Joseph thotë se rasti i sulmit ndaj shtëpinë e zotit Rugova po hetohet.

Ajo i tha BBC-së se grupet terroriste të llojit të Al-Kaidës nuk veprojnë në Kosovë.

Arbër Vllahiu bisedoi me zonjën Joseph.

  Nëse ju përqëndroheni në Al-Kaidën ose grupe të ngjashme terroriste atëherë unë do të thosha se ato nuk veprojnë këtu në Kosovë. 
Angela Joseph, zëdhënëse e policisë ndërkombëtare
BBC: A ka filluar të përshkallëzohet situata në Kosovë pas incidenteve të fundit?
Zonja Joseph: Po. Ne kemi pasur disa incidente në të kaluarën dhe ato filluan vitin e kaluar, në fillim të dhjetorit, kur kishim sulme mbi makinat e policisë. Pas kësaj u informuam për kërcënimet ndaj objektivave të UNMIK-ut dhe zyrave të huaja. Këto informacione i morëm nga selia e OKB-së në New York. Kërcënimet kanë vazhduar gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri deri në fillim të këtij viti. Gjatë ditëve të fundit kemi patur shpërthime të bombave.

BBC: Ju i përshkruat incidentet. Ju thatë se keni marrë informacione për kërcënime nga selia e OKB-së në New York. A do të thotë kjo se në Kosovë po veprojnë grupe të ndryshme?
Zonja Joseph: Nuk mund ta them me plot siguri se po. Unë nuk e kam takuar personalisht asnjë nga këto organizata. Por BBC-ja në shtator të vitit të kaluar bëri një hetim dhe nga ky hetim dhe arrestuam një person i cili po shiste deri në pesëmbëdhjetë kilogramë të mjeteve shpërthyese dhe disa lidhje me grupet terroriste mund të konfirmohen.

BBC: Pra, ju besoni se shitja dhe blerja e mjeteve shpërthyese nënkupton veprimtari të grupeve terroriste në Kosovë?
Zonja Joseph: Unë nuk mund ta përjashtojë këtë 100 përqind.

BBC: Dhe ju ende vazhdoni t'i quani ato grupe terroriste?
Zonja Joseph: Nëse ju përqëndroheni në Al-Kaidën ose grupe të ngjashme terroriste atëherë unë do të thosha se ato nuk veprojnë këtu në Kosovë. Por ne kemi kriminalitet të organizuar që vepron në Kosovë. Dhe ne vlerësojmë se shumica e incidenteve vijnë nga këto grupe kriminale.

BBC: Ju thatë se situata po përshkallëzohet, ju thatë se ka shenja të grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë në Kosovë. Keni thënë më heret se keni informacione për kërcënime ndaj udhëheqësve politikë të LDK-së. Si është e mundur që ju posedoni informacione dhe nuk veproni?
Zonja Joseph: Më duhet të qartësojë gjërat rreth LDK-së. Vitin e kaluar morëm informacione për kërcënime ndaj UNMIK-ut dhe zyrave të huaja. Këtë vit ne mblodhëm informacione për anëtarët e lartë të LDK-së si objektiva të sulmeve. Ne e morëm këtë shumë seriozisht dhe shpresuam se e shmangëm kërcënimin. Ne vazhdimisht marrim informacione, vëzhgojmë, dëgjojmë, mbledhim informacione dhe i analizojmë ato për ta shmangur çdo lloj atentati ndaj një personi politik.

BBC: Pra, zoti Rugova ishte njëri në listën e atyre anëtarëve të kërcënuar?
Zonja Joseph: Jo. Ai nuk ishte i përfshirë në këto kërcënime.

BBC: A e keni zgjidhur ndonjë nga këto raste. Keni arrestuar ndonjë nga autorët e krimeve ndaj ministrit Çeku më heret dhe zotit Rugova sot?
Zonja Joseph: Për fat të keq jo.

BBC: Por si është e mundur që nuk i zgjidhët këto raste dhe po i zgjidhni disa raste të krimeve ordinere?
Zonja Joseph: Unë do ta spjegoja se hetimet janë shumë komplekse. Sepse zyrtarët e lartë janë të përfshirë në këto raste si viktima dhe ne duhet shikojmë më afër këto incidente dhe më gjërësisht në rajonin ku ata punojnë dhe veprojmë. Kjo do kohë për të mbledhur informatat e nevojshme për të vepruar pastaj.

BBC: Kë fajësoni ju për sulmin e sotëm?
Zonja Joseph: Deri tani nuk e fajësojmë askënd. Që kur morëm informatën policia ndërkombëtare dhe SHPK-ja arriti në vendngjarje së bashku me KFOR-in dhe po e hetojnë incidentin së bashku. Policia ka marrë në pyetje fqinjët dhe pas mbledhjes së informatave dhe analizimit të tyre do të mund të kemi indikacione se kush është përgjegjës. Ne nuk e dimë nëse ishte ky një person që e kreu sulmin apo ishte ky një grup.

BBC: A mund të jetë ky shërbimi i huaj i fshehtë?
Zonja Joseph: Dyshoj në këtë.

BBC: Ju nuk e besoni se shërbimet e huaja veprojnë në Kosovë sot?
Zonja Joseph: Jo.

BBC: Ashtu siç tha zoti Rugova ditë më parë?
Zonja Joseph: Unë nuk mendoj kështu. Vetëm policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja kanë autoritet që të veprojnë në Kosovë dhe nuk e pranojmë asnjë autoritet të huaj të veprojë brenda Kosovës.

BBC: Ju e thoni atë që duhet të thuhet. Por njëri nga krerët e shërbimit sekret serb thotë se ai ka rivendosur veprimtarinë në Kosovë.
Zonja Joseph: Kjo s'është kështu. Ne kemi një marrëveshje me Serbinë për bashkëpunim policor. Ata veprojnë në brendi të kufirit serb dhe ne brenda Kosovës. Ne kemi këto marrëveshje dhe kemi arritur të zgjidhim raste komplekse së bashku. Bashkëpunimi është i suksesshëm.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK