 | |  | | | | Botuar: E shtunë, 13 mars 2004 - 14:42 CET | | | | Spanja varros viktimat | | | Në Spanjë të shtunën janë bërë funeralet e para të viktimave të sulmeve me bomba të së enjtes në Madrid.
 Funeralet e para janë bërë në qytetin e Alcala de Henares | Gjithsej pritet që të zhvillohen 40 funerale. Të premten, rerth 11 milionë spanjollë marrshuan në mbarë vendin në shenjë proteste ndaj sulmeve, ku deri tani dihet se humbën jetën 200 vetë.
Zyrtarët ende thonë se i dyshuari kryesor prë autorësinë e sulmeve, është grupi separatist bask, Eta, edhe pse mediat baske kanë botuar një deklaratë ku Eta e mohon autorësinë.
Po ashtu ka spekulime se përgjegjës për sulmin mund të jetë Al-Kaida.
Një gazete në Londër i është dërguar një deklaratë ku pretendohet se pas sulmeve qëndron Al-Kaida dhe analistë arabë në Londër besojnë se deklarata është e besueshme.
Zgjedhjet
Sulmet kanë lënë në plan të dytë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në vend të dielën.
Shumica e politikanëve spanjollë ende vazhdojnë të thonë se fajtor për sulmet është Eta.
"ka disa fakte, që thellë bernda meje, më bëjnë të besoj se ishte Eta," tha Mariano Rajoy, që do të jetë pasuesi i Joze Maria Aznar-it në postin e kryeministrit nëse Partia Popullore i rifiton zgjedhjet.
Sondazhet tregojnë se ajo gëzon një avantazh shumë të ngushtë ndaj opozitës socialiste.
Si z. Aznar, ashtu dhe z. Rajoy mbështesin luftën ndaj Eta-s dhe kundërshtojnë idenë e një rajoni të pavaruar bask që kërkon grupi.
Megjithatë, ka dhe spekulime se mund të ketë një lidhje me militantët islamikë.
Ministri i Mbrojtjes i vendit ka deklaraur se afër linjës hekurudhore është gjetur një mikrobus i vjedhur me mjete shpërthyese.
|  |
|  | |