BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E shtunë, 13 mars 2004 - 07:22 CET
 
Miliona në demonstratën kundër terrorit
 
Rreth 8 milion njerëz marshuan në rrugët e kryeqytetit të Spanjës dhe qytete të tjera të vendit për të shprehur zemërimin e tyre për sulmet terroriste që lanë të enjten në Madrid gati 200 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Nga demonstrata në sheshin Cibeles në qendër të Madridit
Policia tha se 8 milion njerëz kishin marrë pjesë në demonstrata


Megjithë shiun e vazhdueshëm turma e madhe e njerëzve paralizoi jetën në kryeqytet.

Shumë prej protestuesve mbanin parrulla ku dënonin terrorizmin, të tjerë mbanin në duar qirinj që ndriçonin qiellin e mbrëmjes.

Një tjetër demonstratë e madhe u zhvillua në rajonin bask në veri të Spanjës që është edhe bastioni i ETA-s, organizata nacionaliste që kërkon pavarësinë e provincës.

Mijra njerëz marshuan në heshtje duke dënuar terrorizimin dhe sulmet e fundit që morën jetë njerëzish të pafajshëm.

Kush është fajtori?

E ndërsa spanjollët vazhdojnë të mbajnë zi për viktimat autoritetet thonë se besojnë që ETA është përgjegjëse për sulmet e së enjtes.

Policia po kërkon informacione lidhur me dy persona që u panë të zbresin të enjten herët në mëngjes nga trenat në Madrid.

Autoritet thonë se bombat ishin vendosur në bagazhe dhe ishin aktivizuar nëpërmjet telekomandave.

Megjithë këtë, vazhdojnë spekullimet që në këto sulme të ketë patur gisht edhe rrjeti al-Kaeda.

Në një deklaratë të lëshuar nga një gazetë në gjuhën arabe që del në Londër, thuhet se sulmi i fundit i kishte të gjitha elementet për të qënë i al-Kaedas.
Gjithashtu:
12 mars 2004
 Spanja mban zi për viktimat
12 mars 2004
 ETA apo al-Kaida
11 mars 2004
 ETA apo dikush tjetër?
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK