BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 18:53 CET
 
Spanja mban zi për viktimat
 
Autoritetet spanjolle po hetojnë nëse sulmet me bomba në mëngjesin e së enjtes në Madrid u kryen nga separatistë baskë apo nga militantë islamikë me lidhje me al-Kaidan.

Rreth 190 vetë humbën jetën
Një punëtor i ekipeve të shpëtimit numëron të vdekurit
Media baske thotë se ETA ka mohuar që të ketë kryer sulmin e të enjtes.

Ky mohim u bë në televizionin bask.

Së paku 190 vetë u vranë kur dhjetë bomba shpërthyen në vagonët e trenave në tre stacione treni.

Rreth 1400 vetë të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre rëndë.

Autoritetet spanjolle fillimisht fajësuan grupin separatist bask ETA pasi ekspertët lidhën eksplozivët me ato të përdorura herët tjera nga ETA, por ministri i brendshëm Angel Acebes tha se një kamion i vjedhur ishte gjetur në një qytet Alcala de Henares, pranë Madridit me shtatë shpërthyes dhe një kasetë me vargje të Kuranit.

Ndërkohë edhe një gazetë arabe 'Al Kuds al Arabi' me qendër në Londër ka marrë një e-mail ku një grup me lidhje me al-Kaidan thotë se ka kryer sulmet.

Një korrespondent i BBC-së njofton ndërkaq se Spanja po mban tre ditë zie kombëtare për viktimat e sulmeve të djeshme vdekjeprurëse, ndërsa shkollat si dhe disa institucione të tjera janë mbyllur.

Demonstrata masive në të cilat njerëzit do të shprehin zemërimin për gjakun e derdhur dhe solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre janë paralajmëruar të mbahen në gjithë vendin.

Në gazeta sot flitet për masakrën e Madridit duke e quajtur atë si Nëntë Shtatori i Spanjës. Hetimi zyrtar dhe spekulimet publike se kush ishte pas sulmeve vazhdojnë.

Agjencitë sekrete thonë se ka të gjitha tiparet e al-Kaidas, por gjithashtu edhe të grupit separatist bask ETA që lufton për një atdhe të pavarur në Spanjën veriore.

Dënimi i sulmeve

Ndërkohë sulmet janë dënuar në gjithë botën.

Presdienti amerikan Bush foli për një akt terrorizmi vicioz dhe i telefonoi menjëherë kryeministrit spanjoll Aznar për të shprehur solidaritetin e tij me popullin spanjoll.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ka shprehur shokun dhe zemërimin e tij, kurse Papa i ka përshkruar sulmet si 'fyerje ndaj Zotit'.

Udhëheqësit e Francës, Britanisë dhe Rusisë thanë se sulmet riforcojnë nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar për të parandlauar akte të tilla dhune.

Në Tiranë qeveria shqiptare mori vendim për nderimin e viktimave me një ditë zie kurse kryeministri Fatos Nano në një mesazh dërguar homologut të tij spanjoll, krahas ngushëllimeve për këtë akt tragjik ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar në një front të përbashkët luftën kundër terrorizmit.


Vlerësime amerikane

Autoritete amerikane ndërkaq kanë premtuar se do të bëjnë ç'është e mundur për të ndihmuar në identiifkimin dhe kapjen e vrasësve. Ata thonë se nuk përjashtojnë mundësinë se edhe grupe të tjera, përveç ETA-s mund të jenë përgjegjëse për sulmet.

Por, sikurse njofton korrespondenti i BBC-së në Uashington, zyrtarët dyshojnë se autor i sulmeve mund të jetë grupi islamik që më parë pretendonte se ka qenë përgjegjës për ndërprerjen e madhe të dritave në Nju- Jork dhe Kanada, vitin e kaluar, mungesa që treguan se nuk kishin të bënin me terrorizmin.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK