|
Al-Kaida përgjegjëse për sulmet | |||||||||||||||||||||||
Al-Kaeda ka lëshuar një deklaratë ku thotë se është përgjegjëse për sulmet të enjten në trenat e Madridit ku u vranë gati 200 vetë, njoftoi ministri i brendshëm spanjoll.
Angel Acebes, tha se policia kishte marrë një videokasetë, në të cilin një person që identifikohej si zëdhënësi ushtarak i al-Kaedës për Evropën, bënte deklaratën e mësipërme. Ministri tha se videokaseta nuk ishte verifikuar ende, por tha se atje përdorej një gjuhë e ashpër ndaj spanjollëve që shkojnë të djelën në zgjedhje. Autoritetet spanjolle arrestuan të shtunën pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me sulmet e së enjtes. Ky zhvillim erdhi vetëm pak pas kryerjes së funeraleve për disa prej viktimave të sulmeve. Në videokasetën në fjalë një burrë që fliste në arabisht me një theks maroken, thoshte se sulmet ishin një hakmarrje ndaj Spanjës, e cila kishte "bashkëpunaur me kriminelin Bush dhe aleatët e tj". Qeveria spanjolle e mbështeti vitin e kaluar luftën në Irak, megjithë paqartësinë e përhapur në opinionin publik lidhur me qëndrimin që duhej të mbahej ndaj luftës. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||