 | |  | | | | Botuar: E diel, 14 mars 2004 - 14:31 CET | | | | Vazhdon votimi në Spanjë | | | Spanjollët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa përpiqen të përtypin ngjarjet e të enjtes ku 200 vetë humbën jetën. Duke votuar, kryeministri spanjoll, Hoze Maria Aznar që do të largohet nga ky post, tha se asnjë grup fanatikësh nuk duhet të ndalojë popullin spanjoll të jetojë në liri dhe të shprehë atë që ata besojnë.  Pritet që numri i votuesve të jetë i lartë |
Një korrespondent i BBC-së në Madrid thotë se pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë veçanërisht në mes të rinjve, ndërsa spanjollët i shohin sulmet si goditje që i jepet demokracisë dhe do të tregojnë sfidën që i bëjnë bombardimeve me anë të votës.
Disa orë para se qendra e votimit u hapën, autoritetet spanjolle thanë se ata kishin një video kasetë në arabisht, nga Al-Kaida që merrte përgjegjësi për sulmet. Në të thuhej se sulmet ishin hakmarrje për bashkëpunimin e Spanjës me Uashingtonin në Irak dhe Afgansitan.
Pesë persona, tre marokenë dhe dy spanjollë me origjinë indiane janë arrestuar në lidhje me bombat.
Ndërkohë ministrja e jashtme spanjolle, Ana Palacio i ka thënë BBC-së se ETA ende është në listën e të dyshuarve për sulmet në Madrid. Por ajo shtoi se autoritetet spanjolle po ekzaminojnë të gjitha mundësitë. Ajo tha se terrorizmi luftohet vetëm me anë të rendit
"Ka diçka të dobët, të sëmurë dhe të gabuar në mendimin se ti mund të blesh sigurinë tënde me anë të terroristëve. Ne jemi të gjithë viktima të mundshme të terroristëve. Dje kishte manipulime dhe demonstrata para Partisë popullore drejtuese si rezultat i qëndrimit të saj ndaj krizës në Irak. Por le të mos harrojmë se vende të tjera mbajtën qëndrime të tjera ndaj krizës, Maroku, Indonezia dhe Turqia dhe përsëri ato u bënë objekte të terrorizmit. Terroristët janë terroristë dhe rruga e vetme për t'i luftuar ata është me rend dhe vendosmëri të fortë." |  |
|  | |