BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 04 mars 2004 - 14:00 CET
 
Powell hedh poshtë akuzat e presidentit haitian
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka hedhur poshtë akuzat e presidentit të larguar haitian se amerikanët e kishin larguar atë me pahir.

Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell
Powell: Presidenti Aristide u largua vullnetarisht
Zoti Powell tha se presidenti haitian Jean Bertrand Aristide ishte larguar nga Haiti vullnetarisht.

"Sugjerimi (i zotit Aristide) se në një farë mënyre amerikanët e rrëmbyen atë dhe e larguan jashtë dëshirës së tij nuk është i vërtetë," tha zoti Powell.

Zyrtari i lartë amerikan tha se largimi i zotit Aristide kishte ndodhur për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë dhe se vendimi i largimit të tij ishte marrë nga "autoritetet përkatëse të sigurisë të presidentit Arisitide".

"Ata u konsultuan me ne, kërkuan ndihmën tonë për largimin e tij dhe ne ishim gati ta bënim atë brenda një periudhe të shkurtër," tha zoti Powell.

Mungesë ligji

Në Haiti janë shtuar përpjekjet për t'i dhënën fund mungesës së ligjit dhe kanë vazhduar përleshjet midis policisë dhe bandave besnike të presidentit Arisitide.

Kryeministri haitian Yvon Neptune ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për t'i dhënë fund dhunës dhe grabitjeve.

Megjithatë, korrespondentët e BBC-së në kryeqytetin Port-au-Prince thonë se ka pikëpyetje edhe për autoritetin e zotit Neptune, i cili ka qenë një aleat i ngushtë i ish- presidentit.

Udhëheqësi i rebelëve më herët i urdhëroi luftëtarët e tij të ulin armët.

Ndërkohë trupat amerikane dhe franceze kanë kryer patrullimet e tyre të para në kryeqytetin haitian.

Është planifikuar që në Haiti të dërgohet një forcë më e madhe ndërkombëtare, por vendet e Karaibeve kanë thënë se ata nuk do të marrin pjesë pas akuzave të presidentit Aristide se ai ishte detyruar me forcë të largohej nga pushteti.

Ata kanë kërkuar për një hetim të pavarur.
Gjithashtu:
04 mars 2004
 Rebelët ulin armët
03 mars 2004
 SHBA kërkon nga rebelët të çarmatosen
02 mars 2004
 Amerikanët do të ndërhyjnë në Haiti
01 mars 2004
 Udhëheqësi rebel në Haiti
01 mars 2004
 Marinsat amerikanë në Haiti
29 shkurt 2004
 SHBA fajëson presidentin haitian
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK