 | |  | | | | Botuar: E martë, 02 mars 2004 - 06:59 CET | | | | Amerikanët do të ndërhyjnë në Haiti | | | Shtetet e Bashkuara thonë se do të përdorin trupat e tyre për të vendosur rendin në Haiti. Rebelët në haiti pretendojnë se janë ushtria e vendit |
Por, Uashingtoni thekson se situata në këtë vend nuk është një çështje e Uashingtoinit, por një çështje për të gjithë kontinentin amerikan.
Sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se mbi dy mijë trupa amerikane mund të dislokoheshin në Haiti.
Por këto do të ishin vetëm një fraksion i forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë thanë se donin të takoheshin me një grup haitianësh me influencë për të parë, se cilat ishin nevojat më emergjente.
Ushtria e rebelëve
Ndërkohë, rebelët në Haiti thonë se shpresojnë se vendi i tyre do ta ngrejnë shumë shpejt ushtrinë e tij, që u shpërbë me ligj në 1995 nga ish presidenti, Aristide, kur ky u largua nga posti pas një grushti shteti.
Mjaft nga rebelët që morën gati gjysmën e Haitit dhe e detyruan presidentin Aristide që të largohej janë ish ushtarë.
Disa prej tyre kanë qënë përfshirë në grushtin e shtetit në vitin 1991.
Kësja rradhe ata nuk duan një qeveri ushtarake, por kërkojnë që Haiti të ketë ushtri. Kjo është e vetmja mënyrë për të vendosur ligjin dhe rendin. Ish presidenti thotë se u detyrua prej amerikanëve të largohej |
Politikanët haitianë duket se janë dakord me këtë ide, pasi ata e panë se sa lehtësisht u largua Aristide pa patur mbështetjen e një force ushtarake.
Tani ka shqetësime lidhur me përbërjen e ushtrisë së rebelëve.
Njëri prej ushëheqësve kryesorë, Jodel Chamblain, është një vrasës i dënuar që mbahet përgjegjës për vrasjet e kryera gjatë grushtit të shtetit në fillim të viteve 90.-të.
Presidenti tani në mërgim i Hatitit, Jean-Bertrand Aristide, tha gjatë një interviste për televizionin amerikan se ai ishte detyruar të largohej nga posti dhe se ishte viktimë e një grushti shteti.
Ai tha se e kishte bërë këtë nga frika se dhuna do të përpinte të gjithë vendin e tij, nëse ai nuk përmbushte kërkesat e atyre që ai quajti agjentët amerikanë të sigurisë. |  |
|  | |