 | |  | | | | Botuar: E hënë , 01 mars 2004 - 17:42 CET | | | | Udhëheqësi rebel në Haiti | | | Një grup prej rreth 70 rebelësh, me në krye udhëheqësin e tyre, Guy Phillipe kanë hyrë në kryeqytetin haitian, Port-au-Prince. Ata nuk hasën në rezistencën e mbështetësve të ish-presidentit Aristide. Udhëheqësi i rebelëve tha se ai nuk kërkon vetë pushtet |
Mbërritja e tyre në kryeqytet përkon dhe me mbërritjen e forcave amerikane dhe atyre franceze, të cilat do të përpiqen të rivendosin rendin në kryeqytet pas largimit të presidentit Aristide.
Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë për të përshëndetur kolonën e makinave dhe kamionave teksa ajo po hynte në qytet. Disa prej tyre, madje po vallëzonin paralelisht me makinat.
Në krye të kolonës ishte Guy Phillipe, udhëheqësi rebel në moshë të re, që po bëhet hero popullor në Haiti.
Ndalesa e tij e parë ishte në një stacion policie në kryeqytet. Ai tha se do të punojë me forcat policore të vendit dhe trupat ndërkombëtare që po dërgohen për t'u sjellë siguri haitianëve.
Ai shtoi se do të niset së shpejti drejt pallatit presidencial, për të cilin ai thotë se do që ta përgatisë për qeverinë e re të Haitit. Ai vetë, ngul këmbë se nuk ka asnjë interes për të patur pushtet politik. |  |
|  | |