 | |  | | | | Botuar: E diel, 29 shkurt 2004 - 07:38 CET | | | | SHBA fajëson presidentin haitian | | | Administrata e presidentit amerikan Xhorxh Bush ka fajësuar presidentin Jean Bertrand Aristide për keqësimin e situatës në Haiti.
 SHBA thotë se presidenti Aristide drejton bandat plaçkitëse | Në kritikën më të drejtëpërdrejtë deri tani, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë që thotë se presidenti Aristide tani duhet të shqyrtojë pozicionin e tij.
Kjo deklaratë përfaqëson një ashpërsim të pozicionit të Administratës së presidentit Bush kundrejt presidentit Arisitide.
Udhëheqësi haitian fajësohet se po kontribuon në përkeqësimin e situatës së dhunshme dhe kaotike në kryeqytetin Port au Prince.
Shtëpia e Bardhë thotë se banda të armatosura të drejtuara nga presidenti Aristide janë përfshirë në plaçkitje dhe dhunë.
Deklarata u bën thirrje të dyja palëve t'i japin fund luftimeve dhe të lejojnë arritjen e një zgjidhjeje politike.
Por ajo e bën të qartë pakënaqësinë e qeverisë amerikane ndaj presidentit Arisitide. Ajo thotë se kjo krizë në përgjithësi është prodhim i tij dhe shton se mosmbështetja në parimet demokratike kishte çuar në trazira.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk shkon deri aty sa të kërkojë dorëheqjen e tij hapur, ajo thotë se ai duhet të shqyrtojë pozicionin e tij dhe të veprojë në interesin e popullit të Haitit. |  |
|  | |