 | |  | | | | Botuar: E shtunë, 28 shkurt 2004 - 18:44 CET | | | | Përshkallëzohet dhuna në Haiti | | | Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën në Haiti, e cila vazhdon që të përshkallëzohet.
 Amerikanët i kthyen 500 haitjanë që provuan të linin vendin | Një zëdhënës i UNHCR-së tha se u bëri thirrje vendeve të rajonit që të pranonin rrefugjatë nga Haiti derisa situata të përmirësohej.
Presidenti i Haitit, Jean-Bertrand Aristide ka refuzuar të japë dorëheqjen megjithë presionin ndërkombëtar që po ushtrohet ndaj tij.
Në një fjalim drejtuar kombit në televizion, ai tha se dorëheqja e tij as që duhet të mendohej.
Shtetet e Bashlkuara, Kanadaja dhe Franca i kanë kërkuar presidentit haitjan që të rishikoj pozitën e tij në një kohë që në vend ka shpërthyer një dhunë masive.
Në rrugët e ngushta të kryeqytetit mbizotëron kaosi.
Grupe të armatosura, besnike ndaj presidentit, lëvizin lirisht, duke dëmtuar bizneset dhe vrarë pa shkak civilë të pafajshëm.
Shtetet e Bashkuara e ngarkojnë pjesërisht me faj presidentin Aristide për dhunën që ka shpërthyer në vend dhe i kanë bërë thirrje atij që të urdhëroj mbështetësit e tij që të ndalen.
Amerikanët i kanë sygjeruar presidenti haitjan që ta konsiderojë si mundësi dorëheqjen.
Por kjo nuk duket si alternativë për momentin sipas gjasave.
Presidenti vazhdon të refuzojë të largohet nga pushteti.
Ai është vënë nën presionin e rebelëve të armatosur, të cilët po i afrohen kryeqytetit.
Ata thonë se do ta rrethojnë atë dhe kërcënojnë se do ta bëjnë situatën e dhe më të keqe se ç'është.
Ndërkohë në vend për shkak të situatës kaotike kanë vazhduar vjedhjet masive të ndërtesave.
Rreth 500 haitjanë janë përpjekur të largohen nga vendi, por janë kthyer mbrapsht nga rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara.
Qeveria amerikane është duke shqyrtuar mundësinë për të dërguar një forcë marine në tre anije, për të forcuar mbrojtjen e ambasadës së saj.
Presidenti Bush, tha se 2000 marinsa janë nën në gadishmëri për të ndërhyrë në Haiti nëse do të lind nevoja. |  |
|  | |