 | |  | | | | Botuar: E premte, 27 shkurt 2004 - 10:53 CET | | | | Powell për presidentin e Haitit | | | Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, i ka bërë thirrje presidentit të Haitit, Aristide, të analizojë pozitën e tij në momentin kur rebelët po marrin kryqeytetin Port o Prince. Zoti Powell vuri në pikëpyetje aftësinë e zotit Arisitde për të drejtuar vendin efektivisht. ShBA-të thonë se është koha të largohet |
Korrespondenti i BBC-së në Uashington thotë se kjo praktikisht është shumë pranë thirrjes amerikane drejtuar presidentit Aristide për t'u larguar nga pushteti.
Colin Powell tha se zoti Aristide duhe të analizojë me kujdes nëse ai kishte mundësi të vazhdonte të ishte president i Haitit.
"Ai duhet ta analizojë këtë duke patur parasysh interesat e popullit haitian," tha zoti Powell.
Sekretari amerikan i shtetit renditi në sërë problemesh gjatë kohës prej se zoti Aristide është në post, duke theksuar se kishte patur korrupsion, servilizëm dhe mungesë aftësish. Dhe, situata e krijuar është, sipas zotit Powell, pasojë e zgjedhjeve të diskututeshme.
Adminsitrata e presidentit Bush e përshkruan zotin Arisitde si president të zgjedhur në mënyrë demokratike, por duket se tani Uashingotni ka vendosur se është koha që ai të largohet nga pushteti.
|  |
|  | |