BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
 
Franca dëshiron qeveri haitjane pa Aristide-in
 
Franca ka bërë thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar në Haiti - pa presidentin Jean-Bertrand Aristide.
Delegacioni haitjan në Paris
Delegacioni i qeverisë haitjane në Paris


Francezët shpresojnë se një hap i tillë do t'i japë fund konfliktit midis rebelëve dhe qeverisë.

Thirrja u bë ndërsa një delegacion i qeverisë haitjane zhvillonte bisedime në Paris me ministrin e Jashtëm francez, Dominique de Villepin.

Opozita haitjane, e cila poashtu duhej të merrte pjesë, tha se delegacioni i saj nuk ia doli të gjejë fluturime për në Paris.

Një udhëheqës i opozitës, Andy Apaid, akuzoi zotin Aristide se financon banda plaçkitëse në Port-au-Prince për të provokuar ndërhyrje ndërkombëtare.

Disa dyqane dhe depo janë plaçkitur dhe sipas njoftimeve, të paktën katër vetë kanë humbur jetën.

Njoftimet më të fundit erdhën ndërsa rebelët të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Haitit verior, detyruan policinë të braktiste qendrën e saj në qytetin e tretë në vend për nga madhësia, Cayes, në jug të vendit.

Ka njoftime poashtu se rebelët e kanë marrë Mirebalais, më pak se gjashtëdhjetë kilometra nga kryeqyteti, Port-au-Prince.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
[email protected]
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK