BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 26 shkurt 2004 - 05:36 CET
 
Thellohet kriza në Haiti
 
Këshilli i Sigurimit pritet të zhvillojë të enjten një takim urgjent për të gjetur një zgjidhje për krizën që po thellohet në Haiti.
Barrikadë në kryeqytet
Në qytet janë ngritur barrikada
Takimi mbahet një ditë pasi Franca propozoi një plan, që përfshin dislokimin e një force civile ndërkombëtare dhe ndihmë ndërkombëtare për të përgatitur terrenin për zgjedhjet presidenciale në vend.

Ministri i jashtëm francez, Dominique de Villepin, tha se ishte koha për një kapitull të ri në historinë haitiane.

Kjo deklaratë shihet nga shumë si thirrje për dorëheqjn e presidentit të vendit, Jean-Bertrand Aristide.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se po i studiojnë propozimet franceze.

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se ka qenë në kontakt me z. Villepin dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

"Mendoj se biem dakord që, për të ecur përpara duhet të gjendet një proces politik. Çdo gjë që të bëhet, duhet bërë në mënyrë kushtetuese. Dhe duhet të shqyrthen të gjitha alternativat politike," tha z. Powell.

Barrikada

Ndërkohë, në kryeqytetin e vendit, Port Au Prince janë ngritur barrikada.

Duket se persona të armatosur, besnikë të presidentit të vendit, Jean-Bertrand Aristide po përgatiten për një sulm të forcave rebele.

Aeroporti ndërkombëtar mbetet i hapur, edhe pse shkuarja atje është bërë e rrezikshme.

Shumë qeveri kanë ndërmarë procedura urgjente që shtetasit e tyre të largohen nga vendi sa kanë mundësinë ta bëjnë këtë.

Kanadaja ka dërguar një numër të vogël ushtarësh për të mbrojtur shtetasit e saj ndërsa largohen. Spanja po dërgon një aeroplan çarter.

Marinësat amerikanë, që ndodhen këtu për të ruajtur ambasadën amerikane, shoqëruan një grup punonjësish të OKB-së teksa largoheshin,

Opozita haitiane ka refuzuar një plan të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për formimin e një qeverie koalicioni.

Ata thonë se mënyra e vetme për të shmangur katastrofën që kanoset, është dorëheqja e z. Arstide.

Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK