BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E shtunë, 28 shkurt 2004 - 07:21 CET
 
Amerikanët po humbin durimin me Aristidin
 
Situata në kryeqytetin haitian po përkeqësohet dhe në një shenjë të qartë se qeveria amerikane po humb durimin me presidentin e vendit, në një deklaratë të administratës amerikane thuhet se presidenti Aristide duhet të verë nën kontroll përkrahësit e tij dhe t'i japë fund asaj që u përshkrua si dhunë e verbër që po përfshin kryeqytetin.
Kriza në Haiti
Rebelët i janë afruar kryeqytetit


Gangsterë të armatosur që kanë deklaruar aleancë me presidentin Aristide kanë filluar grabitjet e portit dhe vrasje të civilëve të pafajshëm.

Qeveria amerikane duket se sugjeron se dora e presidentit është pas këtij kaosi dhe i kërkon atij të marrë masat e nevojshme për ta ndaluar atë.

Deklara thotë se ai duhet të veprojë kështu në emër të nderit të tij reputacioni dhe legalitetit.

Ambasada amerikane gjithashtu i bëri thirrje rebelëve të armatosur që janë gati të sulmojnë kryeqytetin, të ndalojnë avancimin dhe të mos shkaktojnë më dhunë atje.

Thirrjes duket se i ka kushtuar vëmendje një nga drejtuesit e rebelëve i cili tha se strategjia e tij aktuale ishte të bllokonte qytetin, kështu që të detyronte zotin Aristide të jepte dorëheqje.

Por presidenti nuk tregon ndonjë shenjë të largimit nga pushteti.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
[email protected]
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK