BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E hënë , 01 mars 2004 - 08:29 CET
 
Marinsat amerikanë në Haiti
 
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar unanimisht për të autorizuar dërgimin e një force ushtarake shumëkombëshe në Haiti pasi presidenti Jean Bertrand Aristide u largua nga vendi të dielën.

Marinsa amerikanë në rrugët e Port-au-Prince
OKB-ja autorizon dërgimin e paqeruajtësve në Haiti
Grupi i parë i disa qindra marinsave amerikanë, që janë urdhëruar të dislokohen në Haiti, ka mbërritur në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince.

Detyra e tyre është të përgatisin terrenin për dislokimin e një force më të madhe paqeruajtëse, përfshirë forca franceze e kanadeze, dërgimin e ndihmave humanitare dhe mbrotjen e qytetarëve amerikanë.

Marinsat po dislokohen në një qytet ku mungon ligji. Megjithëse është vendosur një ndalim-qarkullimi gjatë natës në të gjithë kryeqytetin dëgjohen të shtëna armësh.

Banda të armatosura besnike të presidentit të larguar sillen ende nëpër rrugë, por tani nëpër rrugë ka edhe grupe që thonë se janë me forcat rebele që kontrollojnë veriun e vendit.

Ka disa njoftime për vrasje hakmarrëse.

Udhëheqësi i ri rebel, Guy Philippe, ka thënë se koha e luftimeve ka kaluar tani që presidenti është larguar.

Ai ka mbështetur praninë e trupave ndërkombëtare në vend duke thënë se shpreson që të punojë me ta.

Atij i është dhënë merita për përzënien e presidentit nga vendi, dhe është bërë një hero popullor në Haiti. Por ai thotë se nuk ka ambicie politike.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK