 | |  | | | | Botuar: E enjte, 04 mars 2004 - 05:18 CET | | | | Rebelët ulin armët | | | Gjendja në Haiti vazhdon të jetë e tensionuar dhe plotë zhvillime dramatike.Udhëheqësi i rebelëve në Haiti, Guy Philippe, i ka urdhëruar luftëtarët e tij që të ulin armët. Amerikanët janë optimistë se ndërkohë do të vendoset rendi në Haiti |
Zoti Philippe, i cili të martën e shpallii veten të jetë në kontroll të vendit, tha se është pajtuar që të çarmatoset për shkak se forcat ndërkombëtare të sigurisë kanë premtuar të garantojnë sigurinë për qytetarët e Haitit.
Një korrespondent i BBC-së, duke iu referuar një burimi të besueshëm, njofton se Guy Philippe u pranua nnë rezidencën e ambasadorit amerikan në Haiti dhe iu ofrua një bisedë e sinqertës.
Atij iu kërkua, ose mbase iu urdhërua, që të çarmatos rebelët. Ai u pajtua që ta bëjë këtë pasi mori garancat se më shumë se një mijë ushtarë ndërkombëtarë dhe forca policore do të mbrojnë qytetarët haitianë.
Ka dëshnmi se kjo ka filluar të bëhet realitet.
Marinsat amerikanë kaluan me shpejtësi nëpër kryeqendër në një kolonë me makina përplot armë. Ata ndihmuan që të hiqen disa blookada të rrugëve që ende ndodheshin aty.
Por, ata nuk ndërhynë në një betejë ndërmjet forcave pro-Aristide dhe policisë, jashtë pallatit presidencial.
Dhe, ndërsa vazhdojnë negociatat për të krijuar një qeveri të përkohshme, pas një beteje në kryeqytet, Port au Prince, kryeministri i Haitit, Yvon Neptune, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai tha se vjedhjet, që u bënë gjithandej këtij vendi të varfër në tri javët e shkuara, kanë shkaktuar dëme në një vlerë prej tre milionë dollarësh. |  |
|  | |