 | |  | | | | Botuar: E martë, 25 nëntor 2003 - 14:37 CET | | | | Përpjekje të pamjaftueshme për HIV/AIDS-in | 
Vihet re një rritje e numrit të grave të sëmura me AIDS | | Kreu i programit të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS-in, Peter Piot, thotë se përpjekjet e tanishme për ta kontrolluar përhapjen e sëmundjes nuk janë absolutisht në nivelin e duhur.
Ai thotë se vala e re e epidemisë së AIDS-it po kërcënon Kinën, Indinë, Indonezinë dhe Rusinë, kryesisht për shkak të shpërdorimit të drogave intravenoze dhe seksit të pasigurtë.
Zoti Piot tha se në Afrikë, pritet të shfaqen pasojat më të rënda shoqërore dhe ekonomike nga AIDS-i.
Programi i OKB-së vlerëson se pesë milionë njerëz të tjerë janë infektuar me virusin HIV-in këtë vit dhe tre milionë kanë vdekur nga AIDS-i.
Ai thotë se tani virusi HIV po prek më shumë femrat, dhe numri i tyre është sa gjysma e numrit të përgjithshëm të të infektuarve kohët e fundit.
Mendohet se në të gjithë botën tani janë të infektuar nga virusi rreth 40 milionë njerëz .
Rrezik në Evropën Lindore
 Përhapje e HIV/AIDS-it në Evropën lindore e juglindore | Një raport mbi HIV/AIDS-in nxjerrë nga programi i Kombeve të Bashkuara për AIDS-in, UNAIDS, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se qeveritë në Evropën Lindore duhet të angazhohen më shumë për programet e parandalimit dhe të trajtimit të sëmundjes, për të shmangur kështu përhapjen e një epidemie në përmasa katastrofike.
Sipas raportit, në pjesë të Evropës Lindore dhe Juglindore ka patur një rritje të shpejtë të infeksionit prej marrjes së drogës nëpërmjet shiringave të përdorura dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
Më shumë se 80 përqind e njerëzve që janë HIV pozitiv në këtë rajon janë nën moshëm 30 vjeç.
Por raporti thekson se ka një tendencë që virusi HIV të përhapet edhe në popullsinë e gjerë nëse nuk merren sa më parë masa urgjente. |  |
|  | |