 | |  | | | | Botuar: E diel, 03 gusht 2003 - 13:18 CET | | | | Takim mbi SIDA-n në Afrikën e Jugut | 
Vajzë e infektuar me HIV në Afrikën e Jugut. | | Qeveria e Afrikës së Jugut, në një konferencë në Durban, pritet që të ndeshet me kritika të forta për shkak të politikave të saj për HIV-in dhe SIDA-n.
Organizatat që bëjnë fushatë kundër SIDA-s kërkojnë nga qeveria që mos t'u kufizojnë përdorimin e medikamenteve të cilat mund të zgjasin jetën e më shumë se 4 milion të infektuarve ose që kanë sëmundjen e SIDA-s.
Ndërkohë qeveria deri më tani i ka rezistuar thirjet e tilla, duke thënë se zvogëlimi i varfërisë është mënyra më e mirë për të kontrolluar epideminë.
Gjithashtu thuhet se qeveria jugoafrikane mund të tërheq edhe barin "Nevirapine", që zvogëlon transferimin e HIV-it nga nëna tek fëmija.
Muajin e kaluar Banka botror paralajmëroi se epidemia e SIDA-s, në vendet që janë më shumë të prekura prej saj, mud të cojë drejt vdekjes së të rinjve. |  |
|  | |