Nga Karen Allen Korrespondentja e BBC-së për çështjet shëndetësore
Një studim i ri për kurën ndaj HIV/SIDA tregoi se kam patur një rritje dramatike të jetëgjatësisë tek pacientët që kurohen me medikamente anti-retrovirale.
Barnat moderne ulin vdekshmërinë
Për ato vende që është e mundur të sigurojnë medikamente anti-retrovirale, HIV/AIDS është kthyer më shumë në një sëmundje kronike se sa në një dënim me vdekje.
Kura me e fortë me medikamente anti-retrovirale e njohur si HAART ka të bëjë me një kombinim të të paktën 3 lloje barnash, të cilat veprojnë duke sulmuar virusin që shkakton SIDA-n.
Shkencëtarët të bazuar në 22 studime në të gjithë botën, zbuluan që prej fundit të viteve 90, kur filloi trajtimi me ilaçe, numri i vdekjeve nga SIDA ka rënë me 80 për qind.
Megjithatë kura mbi pacientët që janë infektuar nëpërmjet gjakut nuk kanë qënë njëlloj e efektshme.
Këta lloj pacientësh kanë 4 herë më shumë shanse të vdesin se sa ata që janë infektuar në rrugë seksuale, pasi kanë komplikime prej formave të ndryshme të hepatitit.Karen Allen