BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E mërkurë, 28 maj 2003 - 15:54 CET
 
Plan i Bushit për pengimin e SIDA-s
 
Bush nënshkruan ligjin për luftën kundër SIDA-s
 
Administrata amerikane e quan SIDA-n rrezik për sigurinë
 
 Jonathan Marcus
Veprimtarët ndërkombëtarë në luftën kundër SIDA-s kanë mirëpritur vendimin e presidentit amerikan që e ktheu në ligj një program urgjent të Shteteve të Bashkuara për të luftuar sëmundjen e shekullit në vendet e Afrikës dhe Karaibeve.

Programi kundër SIDA-s ofron deri në 15 miliardë dollarë për trajtimin e sëmundjes së SIDA-s dhe parandalimin e saj gjatë pesë viteve të ardhshme.

Mark Isaac i Fondacionit Amerikan për SIDA-n beson se presidenti Bush e kupton me të vërtetë nevojën për të luftuar këtë sëmundje.

Kritikët e brendshëm shqetësohen se financimi i plotë në vitet e ardhshme mund të mos i jetë i arritshëm.

Demokratët në opozitë kanë paralajmëruar se shumica e këtij fondi mund të mos lëvrohet duke vënë shumë pikëpyetje mbi mundësinë e zbatimit në praktikë të projektit.

Ata po ashtu i referohen faktit se plani i Bushit është i mbarsur me influenca të së drejtës kristiane.

Të paktën një e treta e fondeve të shpenzuara për parandalimin e SIDA-s, do të shkojë drejt inkurajimit të mungesës së marrëdhënieve seksuale përpara martesës, një hap që në thelb pengon financimin për grupet që punojnë me prostitutat.

'Çështje e sigurisë'

Afrikane e sëmurë me SIDA
SIDA po bën kërdinë në Afrikë
Marshimi i pandalshëm i SIDA-s, jo vetëm në Afrikë dhe Karaibe, por edhe në Rusi, Kinë dhe në shumë pjesë të botës në zhvillim, nuk është një problem shëndetësor apo humanitar.

Përpara tre vitesh, administrata e presidentit ameriklan Bill Klinton zyrtarisht deklaroi se SIDA përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kjo erdhi pas një raporti nga CIA që përcaktonte se sëmundja shtonte mundësitë e luftrave etnike, revolucionare, gjenocidit, e kështu me rradhë.

SIDA është një tragjedi njerëzore individuale, por në Afrikë, aftësia e saj për të minuar tërë shoqërinë, ka kontribuar në rritjen e mungesës së qëndrueshmërisë politike.

Kjo pikëpamje e ndikimit strategjik të SIDA-s është e njëjtë edhe me atë të administratës së presidentit të tanishëm Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, deklaroi se SIDA mbetet një problem i sigurisë kombëtare.

Vitin e kaluar një raport zbulimi i qeverisë amerikane, shprehu frikën se, në rast se nuk ndërmerret një ofensivë e madhe kundër sëmundjes, shkalla e infeksionit në vende si Kina, India dhe Rusia, mund ta tejkalojnë epideminë aktuale në vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

Ndaj edhe nisma e fundit e administratës amerikane, e cila përqëndrohet në Afrikë e Karaibe, motivohet nga një numër faktorësh të ndryshëm.

Kongresit iu bë presion ta miratonte ligjin brenda këtij muaji, me qëllim që presidenti Bush të inkurajonte udhëheqësit e vendeve të zhvilluara, të cilët do të takohen në Francë javën e ardhshme për t'u angazhuar më shumë financiarisht në betejën ndërkombëtare kundër SIDA-s.

Kjo nismë kërkon t'i japë administratës së Bushit një fytyrë me të njerëzishme.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
[email protected]
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK