 | |  | | | | Botuar: E hënë , 17 nëntor 2003 - 18:40 CET | | | | Intervistë: Colin Powell për AIDS-in | 
Powell: "Po bëjmë të pamundurën për të ulur çmimin e medikamenteve antiretrovirale" | | Në kuadër rë sezonit HIV/AIDS të BBC-së, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, pranoi të fliste për Shërbimin Botëror në lidhje me këtë sëmundje.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë drejtimin në përpjekjet globale për të luftuar AIDS-in.
Shtëpia e Bardhë planifikon të shpenzojë 15 miliardë dollarë për të këtë qëllim në pesë vitetet e ardhshme. |  |  |  |  | | |
Unë e kam parë gjatë udhëtimeve të mija në të gjithë botën se si HIV/ AIDS-i vret një individ, dy, një familje të tërë, një fshat të tërë | |  |  | C Powell, sekretar amerikan i Shtetit |  |
Colin Powell shihet si kryeprotagonist në administratën e Bushit për çështjet që kanë të bëjnë me AIDS-in.
Gazetari Owen Bennett Jones bisedoi me zotin Powell dhe fillimisht e pyeti përse e ka marrë këtë vendim të fortë për të qenë i angazhuar në përpjekjet për të luftuar AIDS-in.
Powell: Sepse ka një nevojë shumë të madhe. Menjëherë pasi erdhëm në pushtet unë dhe Sekretari për Shëndetin Tomi Tompson filluam të shikojmë çështjen e HIV/AIDS-it.
Kolegu im e pa këtë çështje nga perspektiva shëndetësore, kurse unë nga ajo e politikës së jashtme.
Gjëja e parë që bëmë ishte të ndihmonim Kofi Ananin për të ngritur një fond global për shëndetin, dhe pas kësaj rezultoi se ne jemi një prej kontributorëve kryesorë, me 600 milionë dollarë të investuara deri tani.
Ky fond do të rritet, në një kohë që programi ynë vazhdon të zgjerohet.
BBC: Zoti Powell ju e konsideroni HIV/AIDS-in si një çështje të sigurisë kombëtare
Powell: Unë e kam parë gjatë udhëtimeve të mija në të gjithë botën se si HIV/ AIDS-i vret një individ, dy, një familje të tërë, një fshat të tërë.
I shkatërron, këto familje, këto fshatra, edhe pastaj krejt vendet. Ka vende si në Afrikë që kanë një përqindje shumë të lartë të të prekurve dhe jetëgajtësia po zbret në mënyrë dramatike. |  |  |  |  | | |
Herët apo vonë të rinjtë do të fillojnë jetën seksuale, kështu që ne duhet të investojmë më tepër për edukimin e tyre, për programet seksuale, të shpërndajmë prezervativë për ata që janë gati të fillojnë jetën seksuale dhe duhet të mbrojnë veten | |  |  | C Powell |  |
Kjo e bën këtë më shumë se një krizë shëndetësore, e bën atë një krizë kombëtare, pasi vihet në rrezik qëndrueshmëria e këtyre vendeve.
Pra kemi një çështje të sigurisë kombëtare dhe një problem të politikës së jashtme.
Një e treta e fondeve do të shkojnë për programet e abstinencës dhe për shoqatat që promovojnë programe të abstinencës.
Abstinenca po provon se është e suksesshme. Në shtetet e Bashkuara kjo ka provuar se është një strategji që po ecën shumë mirë tek të rinjtë.
Herët apo vonë të rinjtë do të fillojnë jetën seksuale, kështu që ne duhet të investojmë më tepër për edukimin e tyre, për programet seksuale, të shpërndajmë prezervativë për ata që janë gati të fillojnë jetën seksuale dhe duhet të mbrojnë veten.
Duhet të kemi programe për kurimin dhe për gjetjen e një kure.
BBC: A e cilësoni AIDS-in një sëmundje për të cilën ka një kurë?
Powell: Po ka një kurë, ajo me medikamente retrovirale e cila ndihmon në parandalimin e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija.
Ne po bëjmë të pamundurën për të ulur çmimin e medikamenteve antiretrovirale.
Ne po investojmë shumë para nëpërmjet institutit tonë për Shëndetin Publik për të gjetur një kurë.
BBC: Meqë është fjala për fondet, sa njerëz mund të përfitojnë nga këto medikamente.
Powell: Bëhet fjalë për shumë para, prandaj kërkojmë edhe nga vendet e tjera që të jenë bujare si Shtetet e Bashkuara.
A do të munden që të gjithë që të kenë ilaçe? Shpresoj. Ky do të jetë qëllimi ynë, objektivi ynë.
BBC: Zoti Powell mendoni se epidemija po mbahet nën kontroll në Shtetet e Bashkuara?
Powell: Infeksioni është ulur gjatë viteve të fundit. Por kohët e fundit është para një rritje e vogël, dhe kjo ka ardhur prej praktikave aspak të sigurta, dhe se ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të rinjtë, pra për t'i mësuar ata se si të mbrohen.
BBC: në vitin 2004 shtetet e Bashkuara kanë dhënë 2 miliardë dollarë për HIV/AIDS dhe 67 miliardë dollarë për Afganistanin dhe sigurinë e Irakut. A mendon se kjo që po bëhet është e drejtë?
Powell: Kjo është ajo që ne kemi vendosur. Ne kemi shumë nevoja. Ne kemi shumë përgjegjësi në mbarë botën.
A mund të thuhet se ka ndonjë vend të botës që ka dhënë një kontribut kaq bujar për çështjet botërore që kanë të bëjnë me shëndetin, problemet sociale, ato të sigurisë kombëtare dhe sfidat e politikës së jashtme?
Ne jemi një vend që kujdeset. Ne jemi që të gjithë qytetarë të kësaj bote dhe duhet që të kujdesemi për të gjithë qytetarët tanë. |  |
|  | |