BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 11 mars 2004 - 11:14 CET
 
Masa të reja kundër trafikimit të drogës
 
Të mërkurën në portin e Durrësit policia shqiptare kapi një sasi prej 13.5 kg heroinë në makinën e një shtetasi italian. Policia tha se aksioni i saj bëhej për të goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës me origjinë nga Afganistani drejt Italisë së Veriut.
Arkiv
Polica shqiptare thotë se është e vendosur kundër bartësve të trafikimit të drogës


Lidhur me këtë Ilir Kadia bisedoi me drejtorin e policisë së Durrësit, Tonin Vocaj.

Zoti Vocaj: Rastin e kapjes së 13 kg e 330 gr heroinë në autoveturën e një shtetasi italian që udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Barit, unë e vlerësoj vërtetë si një sukses të rëndësishëm të punës së policisë dhe një mesazh që ju jepet trafikantëve që porti i Durrësit do të kthehet në një portë të sigurtë ku mund të lëvizin lirshëm mallrat dhe njerëzit, por jo trafiqet.

BBC: Gjatë këtyre ditëve janë kapur një numër shtetasish shqiptarë që kanë arritur ta çojnë drogën në Itali. A mund të komentohet ky si një mossukses i policisë shqiptare që këtu kanë kaluar?

Zoti Vocaj: Pa dyshim që mund të komentohet edhe si një mos sukses i policisë shqiptare, por dua t'ju bëj me dije ju që para dy javësh në portin e Ankonës është kapur një shtetase franceze me 12 kg heroinë në makinë dhe informacioni është dhënë i saktë dhe i drejpërdrejtë nga policia shqiptare dhe strukturat e Guardia di Finanza-s kanë bërë një deklaratë të plotë për shtyp për këtë këtë shkëmbim të shkëlqyer të informacionit mes dy vendeve dhe në shtypin italian ka patur komente pozitive për të.

BBC: Çfarë rëndësie ka fakti që shtetasi shqiptar i kapur me 13.5 kg heroinë në Durrës ishte italian dhe jo shqiptar?

Zoti Vocaj: Unë mendoj që kohët e fundit vihet re një taktikë e trafikantëve të drogës që po kërkohet ta trafikojnë drogën nëpërmjet Shqipërisë me shtetas të huaj pasi këta shtetas janë më pak të dyshuar dhe më pak në vëmendjen e policisë, qoftë të asaj shqiptare, qoftë të
  Porti i Durrësit do të kthehet në një portë të sigurtë ku mund të lëvizin lirshëm mallrat dhe njerëzit, por jo trafiqet.  
Tonin Vocaj
asaj italiane.

BBC: A i keni ju mjetet në Durrës për të bllokuar kalimin e drogës në Itali, kam parasysh sesa e sofistikuar është mafia për të bërë këtë gjë?

Zoti Vocaj: Kemi rreth një vit që në portin e Durrësit kemi krijuar një pikë antidrogë dhe ka 6 muaj që kjo pikë funksionon si një 'task force' e përbashkët me autoritetin e Doganës që vepron në portin e Durrësit, por duhet të them që deri para ca ditësh ne kemi qënë në vështirësi me materiale infrastrukturore përsa i përket funksionimit të kësaj pike kontrolli dhe kanë qenë policët dhe doganierët që kanë bërë kontrolle në kushte jashtëzakonisht të vështira.

BBC: Ju thatë deri para pak ditësh, pse tani është përmirësuar gjendja?

Zoti Vocaj: Tani është përmirësuar gjendja, ne kemi ndërtuar së fundi një pikë të re kontrolli anti-drogë ku në të është instaluar dhe një urë e posaçme për ngritjen dhe kontrollin e automjeteve dhe vetëm para pak ditësh na janë dhuruar disa mjete të rëndësishme për kontrollin e automjeteve përsa i përket drogës.

BBC: A janë këto mjete të mjaftueshme?

Zoti Vocaj: Këto mjete unë vlerësoj se nuk janë të mjaftueshme, por janë një fillim mjaft i rëndësishëm dhe përsa i përket pikëpamjes teknologjike këto janë mjaft të avancuara.

BBC: Së fundi, a vazhdon të jetë sipas jush Shqipëria një nga kanalet më të rëndësishme të drogës në perëndim?

Zoti Vocaj: Unë personalisht nuk mendoj se është Shqipëria një kanal i rëndësishëm i trafikimit të drogës në drejtim të perëndimit. Sipas njohurisë dhe kulturës që kam unë në këtë fushë janë vendet e tjera kanale shumë më të sigurta për trafikimin e drogës në vendet e perëndimit, por përfundimisht duhet të them që nuk jam unë autoriteti që duhet të bëj vlerësime të kësaj natyre.

Lajme të tjera:
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageGueheno viziton Mitrovicën
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë
News imageHidhet granatë në shtëpinë e Rugovës
News imageAlbtelekomi ofron operator të ri celular
News imageEdhe BDI me kandidat të vetin
News imageDy gjeneralë kroatë dorëzohen në Hagë
News imageAfati për deklarimin e pasurive po afron
News image'Kthimi' nuk u bind të kthehet në Kuvend
News imageMasa të reja kundër trafikimit të drogës

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK