BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 11 mars 2004 - 18:23 CET
 
Afati për deklarimin e pasurive po afron
 
Rreth pesë mijë zyrtarë dhe funksionarë të lartë në Shqipëri duhet të deklarojnë pasuritë personale brenda muajit mars, në bazë të një ligji të ri që synon të sjellë një kontribut më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Me anë të një publiciteti nëpër televizione, një shoqatë joqeveritare ka filluar numërimin në zbritje për ditët që u kanë mbetur funksionarëve të lartë të shtetit, deputetëve dhe qeveritarëve, deri në 31 mars.

Deri atëherë, ata duhet të kenë dorëzuar të plotësuar një formular me rreth 20 fletë pranë inspektoriatit të lartë për deklarimin e pasurive.

Aty duhet të shpjegohen hollësisht lloji dhe mënyra e fitimit të pasurive personale dhe të rrethit të ngushtë familjar të zyrtarëve.

Disa prej tyre i kanë cilësuar të ekzagjeruara kërkesat e formularit dhe mësohet se deri tani fare pak zyrtarë e kanë plotësuar detyrimin ligjor.

Çështja e pasurive të zyrtarëve dhe korrupsioni i përhapur në radhët e administratës shtetërore, mbetet një nga temat më përvëluese për ndjeshmërinë e opinionit publik në radhë të parë, si edhe të luftës politike në vend.

Qytetarët janë mjaft të ndjeshëm ndaj pasurimit të shpejtë të njerëzve që vishen me pushtet.

Kjo është një dukuri e përhapur me shpejtësi në më shumë se 10 vitet e tranzicionit.

Akuzat që shkëmbejnë politikanët e lartë në parlament dhe në veprimtarinë publike për korrupsion dhe përfshirje në afera të dyshimta janë shndërruar thuajse në një prej zbavitjeve më në mode.

Seancat e parlamentit të transmetuara direkt dhe të plota në televizionin shtetëror, konkurojnë bindshëm përpara telenovelave të përditshme, ku vendin e ndërthurrjeve pasionale e zënë thashetheme dhe akuzat për pasuri përallore të politikanëve.
Lajme të tjera:
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageGueheno viziton Mitrovicën
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë
News imageHidhet granatë në shtëpinë e Rugovës
News imageAlbtelekomi ofron operator të ri celular
News imageEdhe BDI me kandidat të vetin
News imageDy gjeneralë kroatë dorëzohen në Hagë
News imageAfati për deklarimin e pasurive po afron
News image'Kthimi' nuk u bind të kthehet në Kuvend
News imageMasa të reja kundër trafikimit të drogës

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK