BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 09:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Edhe BDI me kandidat të vetin
Partia shqiptare në Qeverin Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të dalë me kandidatin e saj për president. Ky vendim është marrë në një takim të Kryesisë së kësaj force të zhvilluar në Tetovë, të enjten në mbrëmje.
Presidenti i ndjerë, B.Trajkovski
Kush do të jetë pasardhësi i tij

Nuk është bërë publik emri i kandidatit, por këtë do ta caktojë kryetari i saj Ali Ahmeti.

Ndërkaq, edhe partia tjetër shqiptare në opozitë, ajo për Prosperitet Demokratik, pritet që sot pas dite të marrë vendim se cili do të jetë kandidati i vet për zgjedhjet e ardhshme, pasi dështoi nisma e saj që shqiptarët të dalin me një kandidat të vetëm .

Më herët, edhe forca kryesore opozitare e shqiptarëve në Maqedoni, Partia Demokratike, bëri të ditur se së shpejti do të shpallë emrin e kandidatit të saj.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale të para katër vjetëve, PDSh-ja mbështeti kandidatin e VMRO-DPMNE-së, të ndjerin Boris Trajkovski, që i siguroi fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkohë që për këto zgjedhje është gati e sigurtë se partia shqiptare në pushtet e Ali Ahmetit do t'ju bëj thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatin e partnerit nga koalicioni qeverisës, LSDM-së së kryeministrit Branko Cërvenkovski.

Korrespondenti i BBC-së në Shkup thotë se sidoqoftë javën e ardhshme do të dihen emrat e të gjithë kandidatëve të partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 14 prillit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>