|
Maqedoni: Shtyhet regjistrimi i popullsisë | |||||||||||||||||||||||
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i planifikuar për në prill, do të shtyhet për në muajin tetor të këtij viti. Arsye për këtë thuhet se është mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlmantare, por vëzhguesit në Shkup thonë se shkaku kryesor qëndron në ndasitë mbi baza etnike në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit. Korrespondenti i BBC-së në Maqedoni njofton se mollë sherri është pakënaqësia e shqiptarëve, por dhe e komuniteteve të tjera jomaqedonase lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve të këtij operacioni të politizuar statistikor. Si rezultat i kësaj, anëtarë të Komisionit nga radhët e shqiptarëve dhe të turqve, përfshirë këtu dhe nënkryetarin e KSHR-së, profesor Abdulmenaf Bexhetin, kanë braktisur punën e Komisionit, kurse në konkursin për regjistrues u paraqitën rreth 600 shqiptarë, prej gjithsej 16.500 personave. Grupet parlamentare të dy partive që përbëjnë koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE dhe BDI, të hënën kanë paraqitur në Kuvend projekligjin për ndryshimin e Ligjit për Regjistrim që pritet të miratohet me procedurë të shpejtuar. Propozohet që regjistrimi i popullsisë në vend prej 1 deri më 15 prill të zhvillohet nda data 1 deri më 15 tetor të këtij viti. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||