|
"Militantizmi islamist pas sulmit në Frankfurt" | |||||||||||||||||||||||
Hetuesit në Gjermani kanë bërë të ditur se ata dyshojnë militantizmin islamist si shkak për vrasjen e ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. I dyshuari që tashmë është nën arrest, Arid Uka, thuhet se qëlloi mbi autobuzin ku ishin ushtarët amerikanë, duke vrarë shoferin dhe një tjetër si dhe duke plagosur dy të tjerë. Dy ushtarë e vdekur sapo kishin arritur në Gjermani nga Britania ku qëndronin në bazën e Lakenheath-t në Anglinë lindore. Ata po shkonin në bazën e Ramstein-t në Gjermani që është qendër e operacioneve për në Irak dhe Afganistan. Një ushtar me plagë në kokë është në gjendje kritike në klinikën e universitetit të Frankfurtit, ndërsa i plagosuri tjetër nuk është në gjendje kritike, bëri të ditur policia. 21 vjeçari, Uka thuhet se ka lindur në Gjermani nga prindër që u vendosën atje nga Kosova, 40 vjet më parë. Ai u rrit në Gjermani dhe duket se punonte në aeroport. Sipas gazetave gjermane, ai e portretizonte veten si islamist në internet. Sipas Die Welt, ai e shihte veten si të përfshirë në luftë të shenjtë me tradhëtarët. Ndërsa Frankfurter Allgemeine njofton se kishte thashethemet se ai po planifikonte të kryente vrasje në shkallë të gjerë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||