 | |  | | | | Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 16:34 CET | | | | Albtelekomi ofron operator të ri celular | | | Ministri shqiptar i Transportit dhe Telekomunikacionit pritet t'i dorëzojë të hënën drejtuesve të Albtelekomit lejen për operatorin e tretë celular në Shqipëri.
 Shqipëria fut operatorin e tretë celular në vend | Ky operator, Eagle Mobile, i cili pritet të hyjë në treg vetëm në 6-mujorin e dytë të këtij viti, do të konkurojë në tregun e telefonisë celulare në Shqiperi, krahas AMC-së dhe Vodafon-it.
Sipas autoriteteve shqiptare, synohet që në fazën e parë Eagle Mobile të investojë rreth 20 milonë euro dhe të ketë 100 mijë abonentë.
Sipas ministrit të telekomunikacionit, Spartak Poçi, kjo shoqëri do të ofrojë për abonentët çmime më të ulta.
Autoritetet shqiptare synojnë që me këtë ndërmarrje të re të shëndoshin gjendjen financiare të kompanisë shtetërore Albtelekom për të lehtësuar privatizimin e saj, i cili ka dështuar një herë.
AMC dhe Vodafon kanë rreth 1,2 milionë abonentë, duke vepruar edhe në tregjet ndërkombëtare. |  |
|  | |