|
Dy gjeneralë kroatë dorëzohen në Hagë | |||||||||||||||||||||||
Dy gjeneralë kroatë të pensionuar kanë mbërritur në Holandë për t'u dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës.
Gjeneralët, Mlladen Markaç dhe Ivan Çermak, do të ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit për të cilat thuhet se janë kryer gjatë një ofensive të qeverisë kroate kundër rebelëve serbë etnik më 1995. Dhjetëra civilë serbë janë vrarë pas operacionit. Dy gjeneralët ranë dakord që të dorëzoheshin për gjyq më parë këtë javë. Një gjeneral tjetër i kërkuar për krime lufte, Ante Gotovina, edhe më tej është në arrati. Korrespondenti i BBC-së në Hagë thotë se dorëzimi i gjeneralëve është shenja e parë konkrete e bashkëpunimit të qeverisë së re kroate me gjyqin, që është jetik për të çuar përpara kërkesën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo thotë se ata pritet të dalin në gjyq të premten. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||