 | |  | | | | Botuar: E mërkurë, 10 mars 2004 - 19:52 CET | | | | 'Kthimi' nuk u bind të kthehet në Kuvend | | | Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Harri Holkeri, nuk ia ka dalë t’i bindë deputetët serbë të koalicionit "Kthimi" që të kthehen në Kuvendin e Kosovës. Holkeri propozon mbajtjen e seancave në tjetër sallë |
Zyrtarë të këtij koalicioni thanë se nëse nuk hiqen muralet e vendosura në hollin e sallës së rinovuar të Kuvendit që, sipas tyre, kanë përmbajtje njëetnike, ata do të vazhdojnë të bojkotojnë seancat parlamentare e ndoshta edhe të tërhiqen nga të gjitha organet e Kuvendit dhe qeverisë.
Z. Holkeri ka paraqitur idenë që seancat parlamentare të mbahen në një sallë tjetër, ku nuk ka piktura dhe propozimi ka mbetur të shqyrtohet nga deputetët serbë.
Nënkryetari i Kuvendit, Hydajet Hyseni, i tha BBC-së se për idenë e zotit Holkeri dëgjonte për herë të parë dhe se ajo, sipas tij, shpiente në një udhë pa krye.
Zoti Hyseni tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar me Kryesinë e Kuvendit, as atëherë kur ishte krijuar e gjithë kjo situatë me muralet. |  |
|  | |