BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E mërkurë, 18 shkurt 2004 - 19:21 CET
 
Gjendja aktuale me HIV/AIDS në Maqedoni
 
Shkupi
 
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Evropa lindore dhe disa prej republikave ish-sovjetike po përjetojnë shtimin më të shpejtë të të infektuarve me HIV/AIDS në botë dhe se si rezultat i kësaj rrezikohet edhe zhvillimi i rajonit.

Maqedonia ndodhet në mes të tabelës evropiane me mbi 60 raste të regjistruara me HIV/AIDS.

Por doktorët paralajmërojnë se Maqedoninë e pret një valë e shfaqjes së të sëmurëve, dhe thonë se problem kryesor është niveli i ulët i informimit për HIV/AIDS.

Në Maqedoni janë regjistruar tre raste të fëmijëve të infektuar me HIV/AIDS nga nënat e tyre të cilat kanë qenë HIV pozitiv.

Këto raste, thonë doktorët, tregojnë se numri i të sëmurëve jo vetëm që do të shtohet por ato do të sjellin edhe shqetësime sociale të panjohura më parë.

Organizata joqeveritare HERA po ndërmerr disa aktivitete për të rritur vetëdijësimin e njerëzve dhe për të ndihmuar ata që janë prekur nga sëmundja.

Milena Stefanoviç e HERA-s thotë se duhet një përgatitje më e madhe për sëmundjen.

"Pedagogë, mësimdhënës, duhet të kenë më shumë njohuri për sëmundjen sepse na pret një periudhë kur fëmijë të infektuar me HIV do të jenë nëpër shkolla," thotë Milena Stefanoviç e organizatës HERA.

Doktor Ilir Ismaili, i cili është i përfshirë në disa projekte për AIDS-in, thotë se informimi për sëmundjen vdekjeprurëse vazhdon të përbëjë një nga problemet kryesore në Maqedoni.

Nëse disa shtete kanë pasur programe informimi para 15 vjetësh, thotë ai, një gjë e tillë tani fillohet në Maqedoni.

"Në përgjithësi, të rinjtë shqiptarë nuk janë të informuar për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe sidomos për HIV/AIDS-n," thotë Dr Ismaili.

Një mjek tjetër, Zharko Karaxheski, i cili merret me të infektuarit me AIDS prej 15 vjetësh, thotë se pikërisht për mungesë informacioni në të ardhmen, kur pritet edhe hapja e kufijve, mund të ketë një rritje të numrit të të infektuarve.

"Ne tani nuk kemi shumë të infektuarë për shkak të kufizimeve me vizat Shengen për udhëtime jashtë. Pas disa vjetësh kjo do te ndryshojë," thotë Doktor Zharko Karaxhevski.

Por Milena Stefanoviç e HERA-s thotë se numri i të sëmurëve me HIV/AIDS mund të jetë më i madh se sa që tregojnë të dhënat zyrtare.

"Unë jam e bindur se kemi shumë AIDS, për të cilën ende nuk dimë gjë, siç ishin rastet me Ukrainën, Rusinë apo Moldavinë," thotë Stefanoviq.

Një nga masat që parashikojnë mjekët është puna me të rinjtë.

Ata thonë se marrëdhëniet seksuale fillojnë tani në moshë më të re, ndërkohë të rinjtë nuk dinë shumë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

"Për sa i përket edukatës seksuale nëpër shkolla është një proces tepër i vështirë, posaçërisht tek shqiptarët, flas për vendet rurale, nëpër fshatra. Megjithatë, me hapa konkretë, në shkollat e mesme duhet të fillohet me nga një orë të veçantë në këtë aspekt," thotë Doktor Ismaili.

Në Maqedoni janë ragjistruar mbi 60 raste të të sëmurëve me AIDS, ose bartës të virusit HIV, nga të cilët mbi 15 janë shqiptarë.

Sipas numrit zyrtar të të infektuarve me HIV/AIDS aktualisht Maqedonia është në vendin e 24 nga gjithsej 43 vende.

Mjekët paralajmërojnë se Maqedoninë e pret një valë e shfaqjes së të sëmurëve me AIDS.
Lajme të tjera:
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageGueheno viziton Mitrovicën
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë
News imageHidhet granatë në shtëpinë e Rugovës
News imageAlbtelekomi ofron operator të ri celular
News imageEdhe BDI me kandidat të vetin
News imageDy gjeneralë kroatë dorëzohen në Hagë
News imageAfati për deklarimin e pasurive po afron
News image'Kthimi' nuk u bind të kthehet në Kuvend
News imageMasa të reja kundër trafikimit të drogës

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK