Kryeministri i ri i Haitit, Gerard Latortue, ka bërë betimin tradicional të marrjes së detyrës, në kryeqytetin Port-au-Prince që ishte vënë nën masa të forta sigurie.  Kryeministri i ri tha se zoti Aristide duhet të qëndrojë larg Haitit |
Zoti Latortue, ish minstër i jashtëm dhe zyrtar i Kombeve të Bashkuara mbërriti të mërkurën në Haiti, prej mërgimit ku ka kaluar një pjesë të jetës që prej vitit 1988.
Kryeministri i ri kritikoi planet e Xhamajkës fqinje për të strehuar ish presidentin haitjan, Jean-Bertrand Aristide, duke thënë se kjo mund të kthente tensionin në vendin e tij.
|