 | |  | | | | Botuar: E enjte, 11 mars 2004 - 07:26 CET | | | | Thirrje për ripajtim në Haiti | | | Kryeministri i ri i Haitit, Gerard Latortue, ka bërë thirrje për ripajtim kombëtar ndërsa arriti në vend nga mërgimi shumëvjeçar në Florida. Duke folur pak pasi kishte zbritur në aeroportin e kryeqytetit Port-o-Prince, ai tha se përparësitë e tij ishin siguria, drejtësia dhe vendet e punës. Vendosja e rendit një ndër sfidat kryesore të kryeministrit të ri |
Ai tha gjithashtu se po shqyrtonte ringritjen e ushtrisë haitiane që u shpërbë nga ish-presidenti, Jean-Bertrand Aristide.
Zoti Latortue, ekonomist dhe ish-ministër i jashtëm i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara që në vitin 1988, u caktua këtë javë si kryeministër kalimtar nga një grup figurash të larta haitiane.
"Dua të them se përparësia kryesore është problemi i sigurisë. Do të dëshiroja që trupat e huaja të bashkëpunojnë me policinë kombëtare për të na ndihmuar të çarmatosim të gjithë ata që kanë armë të paligjshme në duart e tyre. Shpesojmë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, dhe qeveria amerikane apo ajo franceze do ta kuptojnë se ata duhet të marrin pjesë plotësisht në këtë proces," tha zoti Latortue.
Ndërkohë, një ushtarak i lartë i trupave amerikane në Haiti, gjenerali James Hill, tha në Uashington se forcat e tij do të çarmatosin këdo që nuk kishte arsye të mjaftueshme për të mbajtur armë.
|  |
|  | |