 | |  | | | | Botuar: E martë, 09 mars 2004 - 06:18 CET | | | | Presidenti i ri i Haitit bën betimin | | | Presidenti i përkohshëm i Haitit, Boniface Alexandre, ka kërkuar vënien e qetësisë në vend dhe u bëri thirrje haitjanëve të thjeshtë që të mos jenë ata vendosësit e ligjit. Disa vetë u vranë në demonstratë prej mbështetësve të z.Aristide |
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së betimit, vetëm një javë pasi presidenti, Jean Bertrand Aristide u detyrua me forcë që të largohej në mërgim.
Jashtë vendit ku mbahej ceremonia, mijra mbështetës të zotit Aristide hodhën parrulla pro ish presidentit, ndërkohë që helikopterë të ushtrisë amerikane silleshin mbi kokat e tyre.
Të djelën, gjashtë persona u vranë gjatë një demonstrate ku festohej largimi i zotit Aristide.
Dyshohet se përgjegjës për vrasjet janë milicë pro ish presidentit haitjan.
Një prej udhëheqësve rebelë tha se forcat e tij do të ndërhynin përsëri nëse nuk vendosej paqja në vend. |  |
|  | |