BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 03 dhjetor 2007 - 16:00 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
PDK-ja konfirmohet fituese e zgjedhjeve
Numërohen votat për zgjedhjet në Kosovë
KQY-ja shpall rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
Komisioni Qëndror Zgjedhor në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit që konfirmuan fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

PDK-ja ka dalë si forca më e madhe në Kuvendin e Kosovës me 37 deputetë, pas saj, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 25 deputetë, Aleanca Kosova e Re me 13 deputetë, Lidhja Demokratike e Dardanisë me 11 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10 deputetë.

Jashtë parlamentit ka mbetur ndërkaq Partia Reformiste ORA, e cila me 4,1 për qind të votave të fituara, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
PDK - 37 vende
LDK - 25 vende
AKR - 13 vende
LDD - 11 vende
AAK - 10 vende
Serbët - 10 vende
Pakicat e tjera - 14 vende
KQZ

Nga ana tjetër, partitë politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë do t'i kenë 24 deputetë në Kuvendin e ri të Kosovës.

Prej tyre, subjektet politike serbe do t'i kenë 10 vende në parlament, aq sa i kanë të rezervuara me Kornizë Kushtetuese, ndërsa pakicat tjera do t'i kenë 14 vende.

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 17 nëntorit ka qenë rreth 43 përqind, por prej numrit të përgjithshëm rreth 34 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Kosovës të shpallura sot nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ndryshojnë shumë me ato paraprake të publikuara më herët.

LOKALE
Shpallen rezultatet paraprake
20 nëntor 2007 | Rajoni
Kryeziu ofron dorëheqje nga Kryesia e LDK-së
19 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Partosh për zgjedhjet në Kosovë
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Nënkryetari i LDK-së pranon humbjen
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
'Ndërtoni sa më shpejt institucionet e reja'
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>