|
Partosh për zgjedhjet në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Analisti Gabriel Partosh, Editor i Balkan Insight, në një intervistë dhënë për BBC në Shqip, pas zgjedhjeve të së shtunës në Kosovë, thotë se kushdo që do të duhet të formojë koalicion qeverisës, dhe gjasat këtu janë që të kemi një koalicion të madh mes dy partive të mëdha kryesore, do të ketë padyshim mbështetje për atë qeveri, që do të koordinojë dhe orkestrojë shpalljen e pavarësisë, nëse siç mendohet, nuk do të ketë përfundim të bisedimeve për statusin më 10 Dhjetor, kur është caktuar dhe afati i fundit. Sipas Partoshit, menjëherë, pas saj, brënda ditësh ose javësh, do të duhet të merret një vendim i fuqishëm për këtë çështje. Arben Manaj i Seksionit tonë bisedoi me z. Partosh dhe fillimisht e nisi bisedën me pyetjen se si e lexoni ju rezultatin e deritanishëm paraprak të zgjedhjeve në Kosovë? Gabriel Partosh: Nga ajo që kemi parë deri tani nga rezultatet paraprake, duket se elektorati është lodhur disi nga koalicioni i deritanishëm qeverisës, dhe për herë të parë Partia Demokratike, deri tani në opozitë, ka dalë si partia më e fortë. Natyrisht kjo është ndihmuar edhe nga përçarja në rradhët e LDK-së, me formimin e partisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, e cila ka marrë aq shumë vota se e ka çuar LDK-në në vëndin e dytë. Por nëse do të shikoni rezultatin e të dyja partive, ende ndoshta do të ishin partia më e fortë, ose aty pranë. Ajo që po shohim është një dëshirë për ndryshim, një dëshirë pëer ndryshim brënda klasës politike shqiptare. Megjithatë drejtimi i përgjithshëm, kërkesa për pavarësi është ende e pranishme dhe mjaft e fuqishme në mesin e tërë popullsisë shqiptare dhe tërë atyre që mbështetën cilëndo parti në këto zgjedhje. BBC: Gabriel Partosh, cilia do të jetë sfida më e madhe, le të themi e Kryeministrit të ardhshëm Thaçi, nëse konfirmohen rezultatet, në prag të përcaktimit të statusit të Kosovës ? Gabriel Partosh: Absolutisht që do të kemi një sfidë imediate. Dhe asnjë qeveri nuk do të kishte një çështje kaq imediate dhe urgjente për tu përballur, sesa ajo e përcaktimit të të ardhmes së Kosovës. Në këtë rrafsh, kushdo që do të duhet të formojë koalicion qeverisës, dhe gjasat këtu janë që të kemi një koalicion të madh mes dy partive të mëdha kryesore, do të ketë padyshim mbështetje për atë qeveri, që do të koordinojë dhe orkestrojë shpalljen e pavarësisë, nëse siç mendohet, nuk do të ketë përfundim të bisedimeve pëer statusin më 10 Dhjetor, kur është caktuar dhe afati i fundit. Ndaj mendoj se menjëherë, pas saj, brenda ditësh ose javësh, do të duhet të merret një vendim i fuqishëm, dhe të shikojmë se si do shkojnë punët. Kjo do të jetë detyra numër një dhe përgjegjësia më e madhe e kësaj qeverie të re. BBC: Gabriel Partosh si mendoni, fitorja e PDK-së, nëse konfirmohet, është lajm i mirë apo i keq për Beogradin? Gabriel Partosh: Nuk mendoj se nga këndvështrimi i Beogradit, fitorja e PDK-së apo LDK-së, përbën ndonjë dallim të madh. Mendoj se Thaçi ka qënë veçanërisht i moderuar sidomos muajt e fundit. Si për shëmbull, në rastin se nëse nuk do të kishte vendim për çështjen e Kosovës, a do duhej që menjëherë pas 10 Dhjetorit, Kosova të shpallte menjëherë pavarësinë, ai ka qëndruar në sfond, duke theksuar nevojën për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, miqtë e saj, SHBA, Evropën, e BE në veçanti. Ndaj nuk mendoj se do ketë ndonjë dallim në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Fatkeqësisht këto marrëdhënie janë shumë të këqija dhe thuajse do të mbesin të tilla derisa të dyja palët afrojnë qëndrimet, por nuk ka perspektive për një gjë të tillë. Beogradi është kundër pavarësisë, dhe z.Thaçi ose kushdoqë të jetë Kryeministër do të kërkojëe pavarësinë. BBC: Dhe së fundi, Gabriel Partosh, kur mendoni ju se do të përcaktohet statusi i Kosovës. Do të jetë këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm ? Gabriel Partosh: Mendoj se pyetja juaj është shumë mirë e formuluar. Unë nuk mund të parashikojë se si do të ndodh dhe kur. Por pres që të ndodh brënda këtij afati kohor. Mundet, dhe them mundet të ndodh në Dhjetor, por ka gjasa që të duhen edhe disa javë të tjera, dhe kjo pikërisht për faktin se ka disa evenimente të tjera që pritetë të ndodhin, si Samiti i BE-së, në mes të Dhjetorit. Dhe BE-ja do të duhet më në fund të arrijë në disa qëndrime të përbashkëta për të mbështetur pavarësinë e Kosovës. Me tu arritur ky qëndrim, atëhere amerikanët, herët a vonë do ti hapin dritën jeshile Kosovës që tëe shpallë pavarësinë, duke ditur se shpallja unilaterale e pavarësisë, do të çojë në njohjen nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga vëndet kryesore të Bashkimit Evropian, dhe vënde të tjera të botës. Por mendoj se këto manovrime dipllomatike mund të kërkojnë disa javë, dhe jo muaj. Nuk mendoj do jetë çështje muajsh, por diçka mes disa ditëve dhe disa javëve, derisa te arrihet në zgjidhjen e çështjes së pavarësisë. Por kjo natyrisht në vetvete nuk do të jetë fundi i problemit, për shkak të natyrës. Nuk do të njihet kjo pavarësi nga Serbia. Dhe një luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Kosovës, kam frikë se padyshim se do të fillojë për një periudhë shumë të gjatë. Por përgjigja shkurtimisht është kjo, do të jetë shumë e shpejtë, e nëse do të jetë në Dhjetor, Janar apo Shkurt, sigurisht qe nuk e di përgjigjen për këtë pikë. | LOKALE SHBA kritikon bojkotin serb18 nëntor 2007 | Rajoni Ivanoviq për zgjedhjet e së shtunës18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Përshëndetet mbarëvajtja e zgjedhjeve18 nëntor 2007 | Rajoni 'Ndërtoni sa më shpejt institucionet e reja'18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Kryetari i PDK-së shpall fitore në zgjedhje17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore TË JASHTME BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të
jashtme të internetit | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||