|
SHBA kritikon bojkotin serb | |||||||||||||||||||||||
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Departamenti Amerikan i Shtetit botoi një deklaratë për shtyp ku vlerësonte zhvillimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Zëdhënësi i këtij departamenti, Sean McCormack, thekson në deklaratë se SHBA përshëndet angazhimin drejt zhvillimit demokratik të manifestuar nga populli i Kosovës. "Elektorati i Kosovës ushtroi të drejtën e votës dhe zgjodhi përfaqësuesit në të gjitha nivelet qeveritare," nënvizon deklarata. Zgjedhjet cilësohen si një hap përpara demokratik për arsye se për herë të parë anëtarët e kuvendit u zgjodhën me lista të hapura dhe kryetarët e bashkive në mënyrë të drejtpërdrejtë. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson gjithashtu zhvillimin paqësor të zgjedhjeve dhe respektin që treguan të gjitha partitë në angazhimin për procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Nga ana tjeter, Shtetet e Bashkuara shprehën keqardhjen për bojkotimin e zgjedhjeve nga popullsia serbe e nxitur nga qeveria e Serbisë. Sipas deklaratës të Departamentit të Shtetit, komuniteti serb i Kosovës pati humbje nga ky vendim. Deklarata përfundon me angazhimin e Administratës Amerikane në të ardhmen për garantimin e të drejtave dhe sigurisë të të gjithë komuniteteve etnike në Kosovë si dhe i ben thirrje këtyre komuniteteve për pjesëmarrje në jetën politike të Kosovës. | LOKALE Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Përshëndetet mbarëvajtja e zgjedhjeve18 nëntor 2007 | Rajoni Pas zgjedhjeve vëmendja tek sfidat e Kosovës18 nëntor 2007 | Rajoni Kryetari i PDK-së shpall fitore18 nëntor 2007 | Rajoni Zgjedhjet në Kosovë në fokus në Shqipëri17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Serbia hedh poshtë propozimin e Ishingerit17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Interes në Maqedoni për zgjedhjet17 nëntor 2007 | Rajoni TË JASHTME BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të
jashtme të internetit | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||