 | | | Plani i Ishingerit nuk pranohet nga serbët |
Këshilltari i Kryeministrit të Serbisë për media, Sërgjan Gjuriq ka deklaruar se propozimi i ndërmjetësuesit evropian në 'treshen' e Grupit të Kontaktit, Volfgang Ishinger mbi statusin neutral të Kosovës, është i mbështetur në shembullin e traktatit midis dy shteteve të pavarura gjermane, nga viti 1972, dhe Serbia paraprakisht e hedh poshtë. Ky propozim, sipas fjalëve të Gjuriqit, në të vërtetë nënkupton që vetë Serbia të bëhet krijuese kryesore e shtetit të pavarur shqiptar në territorin e vet. Karakteristikë tjetër e rëndësishme në propozimin e Ishingerit është, vlerëson Gjuriq, se ai në esencë është i njëjtë me platformën shqiptare mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy shteteve të pavarura. Gjuriq ka nënvizuar se pala serbe e konsideron shumë të rëndësishëm faktin që ndërmjetësi rus, Aleksandar Boçan Harçenko, ka kumtuar qartë se me këtë rast nuk është fjala për propozimin e 'treshes'. | | |